Rajoni

I ati përcillet në banesën e fundit, Gjykata Speciale vendos për Veselin


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:57 - 07/07/21 |
Opi Nion

Fazli Veseli do të përcillet sot për në banesën e fundit në Mitrovicë. Ndërkohë që i biri, Kadri Veseli, i cili po mbahet në paraburgimin e Gjykatës Speciale në Hagë, me shumë gjasë nuk do të jetë prezent në varrim.

Zëdhënësja e Gjykatës Speciale, Angela Griep, është shprehur për Gazetën Express se për këtë çështje do të vendosë paneli i gjykatës.

“Kuadri ligjor i Dhomave të Specializuara të Kosovës lejon personat e ndaluar të bëjnë kërkesa tek Paneli kompetent kur ka arsye bindëse humanitare. Paneli do të vendosë për kërkesa të tilla”, ka thënë Griep.

Nga ana tjetër,  familjarët e Veselit kanë deklaruar se iu kanë thënë se vijojnë me procedurat mortore, edhe nëse ai nuk do mund t’ia dalë të jetë prezent.

Fazli Veseli prej muajsh ishte në gjendje të rëndë shëndetësore. Ndërkohë, Kadri Veseli  mundi ta vizitonte atë në Spitalin e Mitrovicës në maj të këtij viti. Gjykata Speciale e liroi përkohësisht që të kishte mundësi ta takonte./Opinion.al

Pas