Gazeta “Lajm” në Shkup, ka publikuar një letër nga Nasuf Beqiri-Kaçaku, njëri prej të arrestuarve të Grupit të Kumanovës ku ai pretendon se sqaron të gjithë skenarin se si ka ndodhur ngjarja në Kumanovë.
Ai shkruan për takimet që ka realizuar me përfaqësues të SHIK-ut dhe me Xhezair Shaqirin-Komandant Hoxhën. Flet edhe për Begun e Mirsadin dhe rreth asaj nëse janë arrestuar të gjallë dhe për tërë situatën para dhe pas 9 majit 2015.
Ja letra e plotë e tij:
Nasuf Beqiri – Kaçaki
1.
20.04.2015 unë dhe daja Sul jemi taku në Stançiç me beg Rizën dhe me Mirsad Ndrecën kemi ba katër orë muhabet puna, puna ka qenë të hyjnë disa pjestarë të UÇK-së vetëm si figura por jo me nis konflikt por të bëjmë marrëveshje që të realizohet Marrëveshja Kornizë e Ohrid që prej vitit 2001 e deri sot edhe nuk është realizuar Begu dhe NATO kanë thënë se e kanë me dije qeveria e Maqedonisë Kosovës dhe Shqipërisë. Në mbrëmje e kemi marrë stacionin e policisë në fshatin Llukar ku morëm pjesë shtatë persona e jo dyzet (40).
Un daja Sul, Vali Begi, Nato dhe dy nuk i kamë njoftë. Armët i kemi çu në Brezë dy ditë mbetëm në Brezë, na rrethunë policija dhe u dasht mu largu. Begi dhe Nato vetë deshtën me shku për ne Hotle mirpo i thash se rrugt jan krejt të bllokume dhe shkum për në Kosovë. Daja Sul mbeti në Brezë për me i mshefë armët që i morëm në stacion.
Në Kosovë u ndava prej tine dhe e kam marrë në telefon Xhezair Shaqirin, Zoti e rujt Xhezair Shaqirin. Xheza më tha hajde në Prishtinë.
Shkova në Prishtinë u takova me një kafe veq sa jam ul Xheza më tha veq mos thuj qe sje kan në LLukarë. Un i thashë po jam kanë. E dijë më tha qe je kanë, edhe më tha nuk ke lip me shku paske bo shumë gabim dhe më tha se duna mu taku Shikun e Shqipërisë. Un i thashë po dhe e thirri erdh një i Shikut dhe u ul dhe i tregova muhabetin krejt.
Edhe aj më tha paske ba shumë gabim se ju nuk e dini se kan me ju vra tanve dhe më tha mos shko më tha BDI-ja dhe VMRO-ja i kanë punt shum keq me qato bombat e Zaevit kan me ju shti dhe me ju vra krejtve. Veq me i ndal bombat e Zaevit.
Shiku në Prishtinë më tha se qato armë që i keni marrë në stacion dy ditë para se me marrë stacijonin I kanë qu policija në stacion.
Te Penda e Likovës un e di prej në vitin 2003 policia arrin 24 orë nuk hekën hiq dy ditë para se me marrë stacionin në Llukar polic nuk ka pas te Penda e Likovës. Në ket rast kan gisht edhe disa politikan të Kosovës.
Para se me shku në stacion Begi dhe Mirsadi e kishin dit sa polic janë në stacion sa arm ka dhe duhet me mar një kazëm me thy drinin edhe kanë qenë thanë një polic asht n’roje krejt e kishin dit.
Ata kanë shku n’kam une i kam gra xhipit kur e kan marë stacionin mue me kan lajmru dhe kam shku me xhip kam hy në oborrin e stacionit I kem ngarrku armet 60 kallash 60 revole dhe municijon.
Dhe Begi më tha se armët i qon në brez I qova armët në brez ato kanë ardh n’kam.
Begi dhe Mirsadi than marrëveshja e Ohrit u kanë dasht mu realize në 2004. Tash kem ba marrëveshje me hy disa pjestarë po jo me ba gjak derdhje dhe thanë se kem garanca t’mdhaja kem bisedu than me amerikant kanë than hini.
Qato 4 polic që janë kanë në stacion dy prej tyne janë kanë ministrija e punëve të mbrendshme.
Se naten e 21 prillit kanë mu arrest nga një grup I UCK-së.
Shiku më pyti për Valdet Zekën se a është n’ket grup un i thashë se nuk e njof. Më tha se është djal trim, kanë me marrë n’qafë. Dhe un i thash se nuk shkoj masi puna kana qeshtu. Edhe Xhezës i premtova se nuk do të shkoj. Mas tre dite daja Sul erdh në Letnicë dhe un shkova me pa veq sa u takova me dajën Sul kur e thiri dajën Sul ne telefon një i Ali Ahmetit dhe i tha se nesër bajnu gati se keni me shku për Kumanovë. Un i thashë dajës Sul nuk kemi me shku se puna është kshtu kshtu. Edhe e thirra Xhezën në tel dhe i thashë hajde sqaroja Sulës mirë dhe mos të shkojmë. Erdh Xheza dhe i tregoj krejt se kshtu-kshtu asht puna, Xheza naj kish dashtë t’mirën. Zoti e bekoftë Xhezën. Daja Sul i tha në rregull nuk shkojmë.
Mirpo të nesërmen qaj i BDI-së kur i tha daja Sul se nuk jemi tu shku ka ardh në Letnic dhe na ka thanë se puna asht vetëm keni me hi në Kumanovë luftë nuk ka po tha unë e dij se Xheza ju ka ba pishman. Po mos e ngojni une tha e dij se kapaki i ksaj pune kush ësht nuk mun me ju tradhtu, kshtu ja thej menën dajës Sul dhe u nisëm.
Në Stançiç prap jam taku me Begin dhe Naton me Valdet Zekën dhe disa shok të tjerë.
Në kufirin Stançiç – Bellanoc na kanë hap korridor policia e Kosovës dhe e Maqedonisë. Policia e Maqedonisë na kanë përcjellë me helikopter për mi nakan siguru por e kishin pas t’na shtin në Kumanovë dhe t’na vrasin. Një nat kem nejt në Bellanoc natën e 3 majit jemi kanë te pishat në Sllupçan, ati na ka dal para Komandant Shqiponja, Begi dhe Nato kanë ba muhabet meta diku 1 orë dhe aj ka shku ne kemi qëndru në pisha përmi Sllupçan të nesrit mrama kemi hi në Kumanovë me ndimen e shpejt të spitalit të Kumanovës. Jemi stacionu ne Lagjen e Trimave dhe 4 ditë i kemi prit gazetartë me ardh dhe me tregu për çfarë arsyje kemi hy në Kumanovë, edhe një letër Nato e pat shkru si sod m’kujtohet me lexu para gazetarve. Me 9 maj herët në mëngjes na ra policija dhe ushtrija se e kan dit se sa jemi dhe qysh jemi dhe u nis lufta, mirpo ne armë t’rana nuk kem pas përveç kallash dhe deri para terri kemi qëndru me 500 forca dhe në mbramje u dorsum. Me urdhrin e Ali Ahmetit dhe ne e kem ditë se është OSBE-ja prezent, se nuk ishim dorzu po na rrejtën ati skish pas OSBE veç se polic.
Gjashtë shokë ranë dëshmor Begi, Nato, Samiti dhe Valoni të gjallë janë dorzu me syt e mi I kam pa, Nato ka qenë në kamën e majt i plagum para se mu dorzu. Begi dhe Nato ni polic shqiptarë i ka vikat Natos dorzoju se loj asht kjo dorzoju mos u vra se tradhti ju kan ba.
Dhe u dorzun Begi ka qenë afër meje por e kanë shtri për toke një polic shqiptar i tha a ti je Begi po tha Begi. Polici shqiptar i tha qysh dhe kush ju mashtroj ju shtini ktu, 5 polic shqiptarë janë të vrarë. Kur na kanë qu në stacion me veshët e mi e kam ndi Begin te malltretu edhe atë për 2001-shine pytshin. Kur na kanë pru në burg un e kam ditë se edhe ata janë gjallë po kur i ngova lajmet se Begi, Nato janë vrarë u habita dhe e dita se tradhti shum të madhe na paskan ba. U bon 18 muj ne në burg me malltretime e me t kqija e mallkoj veten që nuk jamë vra edhe un at dit të kisha shku bashk me shokt po me rujti i madhi Zot në të dy kamt morra plag.
Nuk jam pishman aspak pse jam në burg por po më hanë nervoza pse shqiptarët me naj ba ket tradhti për interesa të politikës.
Nuk dojmë mëshirë nga politikanët sidomos jo nga BDI-ja.
Këtë komunikat jam i porositur nga nga Valdet Zekaj me shkrujt.
Lavdi dëshmorëve të kombit.