Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

I arrestuar për vrasjen e turistes ruse me skaf, flet 31-vjecari: Nuk kam parë gjë 

2017/07/23 at 9:00 PM
në Aktualitet, Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
I arrestuar për vrasjen e turistes ruse me skaf, flet 31-vjecari: Nuk kam parë gjë 

Një 31-vjeçar është arrestuar nga Policia si i dyshuar për shkaktimin e vdekjes së turistes ruse në ishujt e Ksamilit. I arrestuari është Ermal Fataj.

31-vjeçari ka në përdorim një skaf që ofron shëtitje për turistët dhe mendohet se ka goditur 15- vjeçaren ruse, Ksenia Roik, me mjetin lundrues ndërsa kjo e fundit po notonte më pak se një milje larg bregut të detit.

Arrestimi i tij erdhi pasi Policia ushtroi kontrolle në 35 mjete lundruese në zonën e Ksamilit për të zbuluar autorin e ngjarjes së rëndë. Ksenia Roik, 15 vjeçe, humbi jetën në mënyrë tragjike pasi u godit nga një mjet lundrues afër vendit të quajtur “Tre Ishujt”. 31- vjeçari Fataj mësohet se është banor i Ksamilit dhe prej disa vitesh merret me ofrimin e shëtitjeve me skaf për turistët vendas dhe të huaj. Policia ka dyshime të forta se është pikërisht Fataj autori i ngjarjes së rëndë, pasi në helikat e skafit të tij janë gjetur fije floku që dyshohet se janë të vajzës ruse.

Do të jetë ekspertiza e ADNsë, e cila do të zbulojë nëse bëhet fjalë për flokët e turistes. Por ka dhe një tjetër detaj që implikon të riun nga Ksamili në këtë ngjarje. Fataj mësohet se pas ngjarjes së rëndë është përpjekur që të fshehë mjetin lundrues, bën të ditur Policia për të shmangur kontrollin nga hetuesit që po punonin për zbardhjen e ngjarjes. Pak orë pas vdekjes së turistes nga Rusia, Policia ushtroi kontrolle në 35 mjete lundruese, si dhe shoqëroi në Komisariatin e Policisë në Sarandë, 35 drejtuesit e mjeteve lundruese që ndodheshin në det në momentin kur ka ndodhur ngjarja. Deshmia ne Polici Mësohet se 31-vjeçari Fataj nuk ka pranuar në Polici për goditjen e vajzës.

“Nuk kam parë gjë dhe as nuk kam kuptuar fare se çfarë ka ndodhur”, është shprehur ai para oficerëve të Policisë. Por, ndalimi i 31-vjeçarit është bërë me urdhër të Prokurorisë, pasi në mjetin e tij lundrues u gjetën prova biologjike, të cilat janë dërguar për ekspertim.

Sipas Prokurorise, jane pyetur disa persona, perfshire edhe personin e dyshuar. Ky i fundit deklaron se ka levizur me skaf ne oren qe ka ndodhur ngjarja, por mohon te jete pergjegjes per ngjarjen, duke u shprehur se, nese do te kishte goditur te ndjeren, do e kishte ndjere dhe do te merrte masa per t’i ardhur ne ndihme.

Ne keto kushte, Prokuroria e Sarandes ka krijuar dyshime te arsyeshme se shtetasi Ermal Fataj mund te kete goditur turisten ruse. Por, për të arritur në përfundime me te sakta nëse eshte pikerisht ky shtetas (Ermal Fataj) autor i vepres penale te parashikuar nga neni 85 i K.Penal, duhet të bëhet një vlerësim me i sakte vetëm pasi të kryhen aktet e ekspertimit mjeko/ligjor per te percaktuar kategorine e demtimeve dhe shkakun e vdekjes se viktimes, si dhe akti i ekspertimit biologjik I kampioneve dhe provave te tjera materiale te gjetura tek mjeti I tij lundrues dhe te sekuestruara prej policise gjyqesore, per te percaktuar ne menyre shkencore nese ato perputhen dhe i perkasin ose jo viktimes, pra per te percaktuar saktesisht nese eshte pikerisht ky shtetas (Ermal Fataj) subjekti i vepres penale me pasoje vdekjen e shtetases ruse.

Vetem pas këtij momenti të procesit hetimor do të bëhet një vlerësim më i saktë i rrethanave të fakti. Pavarësisht këtij pretendimi, Policia ngre dyshime se i riu ka parë gjakun e përhapur në ujë nga plaga e shkaktuar në kokë apo edhe ka ndjerë goditjen e helikës, por është larguar me shpejtësi duke mos i ardhur në ndihmë vajzës së dëmtuar. Skafi lundrues i 31–vjeçarit është 90 kubikësh, ndërsa përdorej prej tij për të transportuar pushues që donin të vizitonin ishujt. N

gjarja ndodhi mes plazhit të Legisit dhe ishullit të madh, ndërsa në orët e para të së shtunës, rreth orës 01:00, trupi i vajzës 15-vjeçare u dërgua për ekspertizë në mjekësinë ligjore në Tiranë. Sipas bluzave të bardha të Sarandës, vajza kishte një prerje pas koke, që dyshohet të jetë prerje e shkaktuar nga helika, ndërkohë që kishte edhe prerje në dorën e majtë, që mendohet se mund të ketë ndodhur ndoshta kur vajza ka ngritur dorën për t’u mbrojtur. Trupi i pajetë i turistes nga Rusia u konstatua nga një pushues turist rreth 0.8 milje larg bregut në zonën e “Tre Ishujve”. / Panorama

Ju sugjerojmë

Si shpërtheu grindja midis Elon Musk dhe Donald Trump gjatë 72 orëve?
Bota

Si shpërtheu grindja midis Elon Musk dhe Donald Trump gjatë 72 orëve?

2 Korrik, 2025 10:58 pm
Arrestimet tek “Bankers Petroleum”, reagon Sindikata e Sektorit Hidrokarbur
Aktualitet

Arrestimet tek “Bankers Petroleum”, reagon Sindikata e Sektorit Hidrokarbur

2 Korrik, 2025 10:39 pm
Irani pezullon zyrtarisht bashkëpunimin me IAEA-në
Bota

Irani pezullon zyrtarisht bashkëpunimin me IAEA-në

2 Korrik, 2025 10:22 pm
Kosovë/I dënuar me 12 vjet burg për krime lufte, Apeli vendos për Bajroviç
Rajoni

Kosovë/I dënuar me 12 vjet burg për krime lufte, Apeli vendos për Bajroviç

2 Korrik, 2025 9:50 pm
Maldrita Bardho jep dorëheqjen nga mandati, Zegjine Çaushi hyn në Kuvend
Kryesore

Maldrita Bardho jep dorëheqjen nga mandati, Zegjine Çaushi hyn në Kuvend

2 Korrik, 2025 9:22 pm
“Është në monitorim”, mashtruesi zhvat qytetarin për debinë e OSHEE dhe KEMP-in
Aktualitet

“Është në monitorim”, mashtruesi zhvat qytetarin për debinë e OSHEE dhe KEMP-in

2 Korrik, 2025 9:15 pm
NATO shton shpenzimet për mbrojtjen,Vengu:Kemi një plan që sjell rritjen graduale…
Politikë

NATO shton shpenzimet për mbrojtjen,Vengu:Kemi një plan që sjell rritjen graduale…

2 Korrik, 2025 8:59 pm
Hamas i hapur për armëpushim, por Netanyahu thotë se ky grup s’ka vend në Gazë
Bota

Hamas i hapur për armëpushim, por Netanyahu thotë se ky grup s’ka vend në Gazë

2 Korrik, 2025 8:46 pm
BE-ja propozon reduktim prej 90% të gazrave serrë deri më 2040
Bota

BE-ja propozon reduktim prej 90% të gazrave serrë deri më 2040

2 Korrik, 2025 8:28 pm
Rama njofton skemën e re: Qeveria do ndërhyjë në sektorin e naftës!
Politikë

Rama njofton skemën e re: Qeveria do ndërhyjë në sektorin e naftës!

2 Korrik, 2025 8:08 pm
Para
Nard Ndoka: Goditjen partive të vogla ia dha Rama

Meta neser betohet president, Kryemadhi mungon ne ceremoni 

Panik në mes të plazhit, nëna shqiptare dhe dy fëmijët shpëtohen nga mbytja 

Panik në mes të plazhit, nëna shqiptare dhe dy fëmijët shpëtohen nga mbytja 

Horoskopi, 8 Gusht

Horoskopi 24 korrik 2017

TE FUNDIT

Si shpërtheu grindja midis Elon Musk dhe Donald Trump gjatë 72 orëve?

Si shpërtheu grindja midis Elon Musk dhe Donald Trump gjatë 72 orëve?
2 Korrik, 2025

Një grindje publike midis Presidentit Donald Trump dhe aleatit të tij, miliarderit Elon Musk, u rihap këtë javë pas një...

Lexo më shumë

Arrestimet tek “Bankers Petroleum”, reagon Sindikata e Sektorit Hidrokarbur

Arrestimet tek “Bankers Petroleum”, reagon Sindikata e Sektorit Hidrokarbur
2 Korrik, 2025

Sindikata e Sektorit Hidrokarbur ka reaguar pas arrestimeve në “Bankers Petroleum”. Në një postim në rrjetet sociale sindikata bën të...

Lexo më shumë

Irani pezullon zyrtarisht bashkëpunimin me IAEA-në

Irani pezullon zyrtarisht bashkëpunimin me IAEA-në
2 Korrik, 2025

Sipas mediave shtetërore, Presidenti iranian Masud Peseshkian ka nënshkruar një ligj që pezullon bashkëpunimin e vendit të tij me Agjencinë...

Lexo më shumë

Kosovë/I dënuar me 12 vjet burg për krime lufte, Apeli vendos për Bajroviç

Kosovë/I dënuar me 12 vjet burg për krime lufte, Apeli vendos për Bajroviç
2 Korrik, 2025

Gjykata e Apelit e Kosovës e ka mbajtur në fuqi të mërkurën një dënim prej 12 vjetëve burgim për Ekrem...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com