Kronikë

I arrestuar për vrasjen e 19-vjeçarit grek, i riu shqiptar: Donin ta frikësonin



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:39 - 07/02/22 |
Opi Nion

Ka pranuar të flas para autoriteteve 23-vjeçari shqiptar i arrestuar si i dyshuar për vrasjen e 19-vjeçarit grek Aliks javën e kaluar në Selanik,

Teksa ka mohuar akuzat e ngritura ndaj tij, i riu shqiptar pranoi se ishte në vendin e ngjarjes kur ndodhi krimi, por mohoi që të ishte pjesë e grupit që sulmoi 19-vjeçarin i cili u godit me thika dhe mjete të mprehta me pasojë vdekjen.

Sipas avokatit, 23-vjeçari ka bashkëpunuar me drejtësinë duke u treguar hetuesve emrat e personave të përfshirë, duke thënë se janë 10 të tillë. në dëshminë e tij ka shtuar se “ata nuk donin të vrisnin, por vetëm ta frikësonin”, ndërsa shpreh pendesë për ngjarjen tragjike.

Policia greke ka arrestuar 9 persona lidhur me ngjarjen, ndërsa asnjë prej tyre nuk e ka pranuar fajësinë.

Sipas medieve greke një tjetër shqiptar 20-vjeçar është shpallur në kërkim nga policia, i cili dyshohet se është arratisur drejt Shqipërisë../Opinion.al

Pas