Një 46-vjeçar është varur në qelinë e tij në burgun e Peqinit. Fillimisht ai ka patur shenja jete, por ka ndërruar jetë në spital. Sipas news 24 bëhet fjalë për shtetasin Astrit Pukameka.
Ky i fundit u konstatua i vetëvarur ne orën 14:40 në ambientet e burgut të Peqinit.
Pukameka ishte arrestuar në 16 shkurt të këtij viti për vepra të ndryshme penale si “plagosje e rëndë me dashje”; “kanosje”; “pengmarrje” dhe “vjedhje me dhunë” pasi dyshohej se plagosi një person me thikë, grabiti një karburant dhe mori peng një taksist.
Gjatë grabitjes së karburantit, Pukameka nën kërcënimin e një thike i kërkoi punonjësit të karburantit xhiron ditore, ndërsa mori prej aty 120.000 lekë të rinj.
Ai për disa minuta terrorizoi punonjësit duke i kërcënuar se do djegë biznesin me benzinë. Më pas 46-vjeçari u neutralizua nga oficerët e policisë.