Kronikë

I arrestuar në kërkim ndërkombëtar, 26 vjeçari pjesë e grupit të Ergys Dashit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:20 - 09/04/22 |
Opi Nion

Policia e Shtetit njoftoi arrestimin e një 26-vjeçari të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga shteti italian, akuzuar për veprat penale  “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Trafikimi i narkotikëve”. Sipas policisë, hetimet janë koordinuar nga zyra e Prokurorit Publik të Drejtorisë Antimafia, autoritetet sllovene dhe EUROJUST.

‘Në rrugën “Haxhi Dalliu”, Tiranë, është bërë e mundur kapja dhe arrestimi i shtetasit S. F., 26 vjeç, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprat penale “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Trafikimi i narkotikëve”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë. Ky operacion është finalizimi i një hetimi të nisur nga Njësia Hetimore e Karabinierëve të Torinos, Itali, kundër një grupi të organizuar kriminal, me aktivitet në disa shtete të ndryshme. Hetimet janë koordinuar nga zyra e Prokurorit Publik të Drejtorisë Antimafia, autoritetet sllovene dhe EUROJUST”- njoftoi policia.

Por sikurse kanë bërë me dije burime për Report tv, I arrestuari është Stivi Filoli,  pjesë e grupit të Egys Dashit, i cili u vra në Ekuador në janar të vitit 2022, grupi i të cilit u godit disa ditë më parë në Itali, ku u ndaluan 11 persona.

I riu u arrestua në kuadër të një operacioni ndërkombëtar të koduar “Grand Tour”./Opinion.al

 

Pas