Dorëhiqet Drejtori i Patentave, Arben Isaraj, dy ditë pas arrestimit të vëllait të tij, Altin Isaraj, për trafik droge dhe armëmbajtje pa leje. Altin Isaraj u arrestua mbrëmjen e kaluar në kuadër të megaoperacionit të FNSH dhe RENEA në të gjithë vendin.
Vëllai i drejtorit të Patentave u la në masën arrest me burg nga Gjykata pasi akuzohet si pjesë e grupeve kriminale të trafikut të kokainës. Gjatë kontrollit atij iu sekuestrua edhe një armë tip pistoletë të cilën e posedonte pa leje.