Aktualitet

I arratisuri nga burgu Valentin Frrokaj vritet në Itali


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:08 - 25/11/15 |
b.f

MILANO – Valentin Frrokaj, shqiptari që u arratis nga burgu në Italia rreth një vit më parë është ekzekutuar nga një shtetas italian mbrëmjen e djeshme. Policia italiane ka bërë të ditur se Frrokaj u vra teksa tentonte të vidhte shtëpinë e autorit.  Ngjarja ka ndodhur në komunën Lucino di Rodano një provincë në Milano mbrëmjen e 24 nëntorit. 37-vjecari valentin Frrokaj bahkë me dy persona të tjerë të armatosur kanë hyrë në vilën e tregtarit italian, Rudolfo Corazzo.

Siç ka dëshmuar në polici, italia që vrau shqiptarin, ai ka qenë duke u kthyer në shtëpinë e tij dhe në oborr është sulmuar nga tre grabitës.

Rudolfo Corazzo ka rrëfyer në polici se ka qëlluar me pistoletë për të mbrojtur jetën e tij, të bashkëshortes dhe vajzës së mitur 10 vjeçe që gjendeshin në banesë në momentin e ngjarjes.

Frrokaj është një emër i njohur për drejtësinë italiane. Ai ishte një nga personat më të kërkuar që prej datës 7 Maj 2014 kur u arratis nga burgu Pagliarelli në Palermo. Frrokaj, ka qenë i dënuar për vrasje dhe vepra të tjera penale në shtetin fqinj. Policia italiane po punon për hetimin e plotë të ngjarjes së mbrëmshme dhe për kapjen e bashkëpunëtorëve të Frrokajt që arritën të largoheshin mbrëmë nga vendngjarja.

pagliarelli900

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

    Pas