Një 30-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës, pasi është kapur brenda ambienteve të një lokali i armatosur.
I riu u vu në pranga në kuadër të operacionit të koduar “Customer” në Mullet, ndërsa gjatë kontrollit fizik i gjetën një armë zjarri pistoletë dhe krehër me municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Policia sqaron se arrestimi i 30-vjeçarit u bë në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional mbarëkombëtar “Sundimi i ligjit.