Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

I akuzuar për vrasjen e Ahmet Toskës në Fier, lirohet pas 3 vitesh në qeli Fatmir Hoxha

2023/12/11 at 8:25 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
I akuzuar për vrasjen e Ahmet Toskës në Fier, lirohet pas 3 vitesh në qeli Fatmir Hoxha

Pas 3 vitesh në qeli, Fatmir Hoxha ka fituar lirinë.

Ishte gjykata e Fierit ajo që mori këtë të hënë vendimin, duke e shpallur 54-vjeçarin të pafajshëm, për vrasjen e Ahmet Toskës, ngjarje e ndodhur më 26 Tetor të vitit 2020, në Fier.

“Sot është dhënë vendimi në ngarkim të të pandehurit Fatmir Hoxha. Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier e përbërë  nga trupi gjykues znj. Dajana Ndreja, kryesuese seance dhe anëtare gjyqtare znj. Olkeda Lice dhe gjyqtar z. Rudi Laze, me shumicë vendosi: Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Fatmir Hoxha. Gjyqtarja znj. Olkeda Lice ka dalë kundër me vendim pakice”, thuhet në njoftimin e gjykatës.

Po sipas kësaj të fundit, Hoxha fitoi pafajësinë pas rigjykimit të kësaj çështje nga gjykata dhe një ri-inspektim i provave (pamje filmike të kamerave të sigurisë, veshjet, etj) që rrëzonin akuzat për autorësinë e tij. Në përfundim, gjykata u pajtua se nuk ka prova bindëse që vrasja është kryer prej tij.

54-vjeçari Hoxha ka lënë pasditen e sotme ambientet e burgut të Fierit. Që prej momentit  të parë kur u arrestua, ai nuk e pranoi asnjëherë autorësinë për vrasjen. Ai u arrestua 14 Nëntor të atij viti në aeroportin e Rinasit teksa po kthehej nga Italia, ku jetonte prej vitesh. Sipas avokates së tij, 54-vjeçari po kthehej për të sqaruar akuzat e ngritura ndaj tij.

Ahmet Toska u ekzekutua më 26 Tetor në orën 06:00 të mëngjesit, teksa po shoqëronte bashkëshorten për në punë.

Një person i maskuar iu afrua dhe e qëlloi me një plumb në kokë. Pamjet filmike dhe gjurmët e barutit në veshje ishin provat e prokurorisë, në bazë të së cilave kërkoi masën e sigurisë arrest me burg ndaj Hoxhës.

50-vjeçari Ahmet Toska u ekzekutua në sy të bashkëshortes së tij, për motive ende të paqarta. Tashmë edhe autori i vrasjes së tij mbetet ende i pazbuluar, njësoj si arma e krimit.

Motra e tij, kërkoi që Prokuroria të bëjë ekspertim fizik të autorit që duket në kamerat e sigurisë dhe ta krahasojë me vëllain e saj. Ajo tha se familja kishte bërë një ekspertim privat në Shqipëri e Itali dhe rezultati ishte që vëllai i saj nuk përputhet me vrasësin që duket në video.

Fatmir Hoxhajt i është bërë edhe një eksperiment hetimor nga policia, që analizuan lëvizjet e tij me të vrasësit të maskuar që shfaqej në kamerat e sigurisë.

Familja e Hoxhajt kishte bërë një ekspertim privat në Itali dhe kërkonte që të njëjtën gjë të bënte edhe Prokuroria e Fierit.

Për emisionin Uniko foli në një lidhje me Skype edhe eksperti italian, i cili kishte bërë analizat krahasuese trupore të vrasësit që shfaqej në video dhe Fatmir Hoxhajt. Eksperti tha se dy personat ishin totalisht të kundërt sa i përket përmasave trupore, duke mohuar kështu që Fatmir Hoxhaj të ishte autori që duket në videon e vrasjes.

“Në thelb është plotësisht person tjetër ai që është filmuar në atë skenë dhe komplet krejt i ndryshëm nga Fatmiri dhe kjo gjë është e qartë si drita e Diellit”, shprehej eksperti në intervistën e dhënë në Tetor të këtij viti.

Ju sugjerojmë

SHBA godet dy anije në Paqësor, 5 persona të vrarë
Bota

SHBA godet dy anije në Paqësor, 5 persona të vrarë

19 Dhjetor, 2025 10:31 am
Dronët zbulojnë virus vdekjeprurës në frymën e balenave të Arktikut
Bota

Dronët zbulojnë virus vdekjeprurës në frymën e balenave të Arktikut

19 Dhjetor, 2025 9:36 am
Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
Kronikë

Tiranë/ Shpërthim me tritol në një makinë në Selitë të Vogël

19 Dhjetor, 2025 8:53 am
The Guardian: Shqipëria mes vendeve të preferuara evropiane për britanikët
Aktualitet

The Guardian: Shqipëria mes vendeve të preferuara evropiane për britanikët

19 Dhjetor, 2025 8:36 am
Parashikimi i motit, 17 shtator 2024
Kryesore

Parashikimi i motit, 19 dhjetor 2025

19 Dhjetor, 2025 8:33 am
Horoskopi, 7 shtator 2023
Kryesore

Horoskopi, 19 dhjetor 2025

19 Dhjetor, 2025 8:32 am
Rama: Nano shumë talent dhe pak vullnet, Berisha më i vullnetshmi
-U tha në Opinion

Rama: Nano shumë talent dhe pak vullnet, Berisha më i vullnetshmi

18 Dhjetor, 2025 10:34 pm
Rama tregon për herë të parë bisedat me Bashën: Tha ku e pyes Berishën unë, çfarë do
-U tha në Opinion

Rama tregon për herë të parë bisedat me Bashën: Tha ku e pyes Berishën unë, çfarë do

18 Dhjetor, 2025 10:24 pm
Rama për Berishën: Mishëron rrezatimin negativ, komunisti ultrafanatik u kthye në…
-U tha në Opinion

Rama për Berishën: Mishëron rrezatimin negativ, komunisti ultrafanatik u kthye në…

18 Dhjetor, 2025 9:55 pm
“I kisha flokët më të gjata”, Rama: Sigurimi më tërhoqi prej flokësh
-U tha në Opinion

“I kisha flokët më të gjata”, Rama: Sigurimi më tërhoqi prej flokësh

18 Dhjetor, 2025 9:51 pm
Para
Zgjidhet misteri i dorëshkrimit më të vjetër të gjuhës skocezo-gaelike në histori

Zgjidhet misteri i dorëshkrimit më të vjetër të gjuhës skocezo-gaelike në histori

Vrasja e dyfishtë që tronditi Shkupin, Turqia cakton 40 ditë paraburgim për Lupço Palevskin

Vrasja e dyfishtë që tronditi Shkupin, Turqia cakton 40 ditë paraburgim për Lupço Palevskin

“Tall by*en me ne”/  Avokati “u dha” ryshfet gjyqtarëve, reagon Kushtetuesja

“Tall by*en me ne”/ Avokati “u dha” ryshfet gjyqtarëve, reagon Kushtetuesja

TE FUNDIT

SHBA godet dy anije në Paqësor, 5 persona të vrarë

SHBA godet dy anije në Paqësor, 5 persona të vrarë
19 Dhjetor, 2025

Ushtria amerikane ka kryer sulme ajrore ndaj dy anijeve të dyshuara për trafik droge në Oqeanin Paqësor lindor, duke vrarë...

Lexo më shumë

Dronët zbulojnë virus vdekjeprurës në frymën e balenave të Arktikut

Dronët zbulojnë virus vdekjeprurës në frymën e balenave të Arktikut
19 Dhjetor, 2025

Dronët e pajisur me teknologji të posaçme kanë ndihmuar shkencëtarët të zbulojnë një virus potencialisht vdekjeprurës në frymën e balenave...

Lexo më shumë

Tiranë/ Shpërthim me tritol në një makinë në Selitë të Vogël

Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
19 Dhjetor, 2025

Në orët e para të mëngjesit të kësaj të premteje, rreth orës 03:20, në Selitë të Vogël, dyshohet se është...

Lexo më shumë

The Guardian: Shqipëria mes vendeve të preferuara evropiane për britanikët

The Guardian: Shqipëria mes vendeve të preferuara evropiane për britanikët
19 Dhjetor, 2025

Ekspertët e udhëtimit kanë zbuluar disa nga destinacionet më emocionuese evropiane këtë vit, nga ishujt e paprekur në Finlandë, vendpushimet...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com