Një 36-vjeçar i shpallur në kërkim për veprat penale “Vrasje me paramendim” e mbetur në tentativë është vënë ditën e sotme në prangat e policisë.
36-vjeçari ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Kavajë, i ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg” në mungesë.
Më datë 24 maj 2020, në lagjen Nr.1, Kavajë, dyshohet se i riu ka plagosur me armë zjarri shtetasin M. Xh, 30 vjeç.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kavajë, për veprime të mëtejshme./Opinion.al