Kronikë

I akuzuar për përdhunimin e një 17-vjeçareje, Bajram Tusha sërish në telashe


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:16 - 21/04/22 |
Opi Nion

Bajram Tusha, i cili është akuzuar për abuzim seksual të një 17-vjeçareje është futur sërish në telashe me drejtësinë.

Sipas policisë, 74-vjeçari ka thyer masën e sigurisë “Arrest shtëpie”.

Mësohet se Tusha është konstatuar nga efektivët duke dalë jashtë banesës. Për këtë gjë, materialet i janë referuar Prokurorisë pranë Shkallës së Parë Sarandë.

Kujtojmë se vajza ka treguar se është abuzuar nga Bajram Tusha që në moshën 9-vjeçare, ndërsa në dosjen e prokurorisë thuhet se me këtë të fundit familja e saj ka pasur edhe një marrëdhënie krushqie.

E mitura ka rrëfyer se Bajrami ka abuzuar me të në banesën e tij, në fshatin Metoq. Ajo ka pohuar se Tusha e ka detyruar vazhdimisht të kryejë marrëdhënie seksuale në shtëpinë e tij dhe në të sajën, ndërsa kjo histori ka zgjatur deri kur ajo mbushi moshën 15-vjeçare.

Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, në ngarkim të shtetasit B. T., banues në fshatin Gjashtë, Sarandë, pasi ka shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” të caktuar nga Gjykata e Shkallës së Parë Sarandë, duke dalë jashtë banesës”,-njofton policia./Opinion.al

Pas