Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

I akuzuar për korrupsion, ish-kryeministri pakistanez dënohet me 14 vjet burgim

2025/01/17 at 4:19 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
I akuzuar për korrupsion, ish-kryeministri pakistanez dënohet me 14 vjet burgim

Një gjykatë në Pakistan e dënoi ish-kryeministrin e vendit, që tashmë gjendet në burg, Imran Khan, me 14 vjet burgim, ndërkaq gruan e tij me shtatë, pasi i gjeti fajtorë nën akuza për korrupsion, thanë zyrtarët dhe avokatët e tij.

Pas vendimit, në llogarinë në X të Khanit u tha se ai kurrë nuk do të pranojë “këtë diktaturë”.

“Unë do të qëndroj në burg për aq kohë sa të jetë e nevojshme në luftën kundër kësaj diktature, por kurrë nuk do të bëj kompromis me parimet e mia dhe luftën për liri të vërtetë të kombit”.

Ai po ashtu tha se gruaja e tij u dënua “vetëm për të më bërë presion mua dhe për të më lënduar mua”.

Çifti është akuzuar se kur Khan ishte në pushtet, ka pranuar dhuratë një tokë nga një pasanik i patundshmërive, në këmbim të pastrimit të parave.

Prokurorët thanë se biznesmeni, Malik Riaz, më pas u lejua nga Khani që të paguante gjoba që i ishin vendosur për një rast tjetër me të njëjtat para të pastruara prej 190 paundësh britanikë (240 milionë dollarë). Këto para u kthyen në Pakistan nga autoritetet britanike më 2022 për t’u depozituar në thesarin e shtetit.

Khan ka mohuar akuzat dhe ka insistuar se që nga arrestimi i tij më 2023 se të gjitha akuzat kundër tij janë komplot nga rivalët që ta mbajnë larg garimit për post shtetëror.

Khan, që u bë kryeministër më 2018, u rrëzua nga pushteti përmes një mocioni mosbesimi në Parlament prillin e vitit 2022.

Khan, 72 vjeç, përballet me më shumë se 150 raste penale, edhe pse ai gëzon popullaritet të madh në mesin e pakistanezëve.

Ai dhe partia e tij politike, Pakistan Tehrik-e Insaf (PTI) kanë thënë se këto raste janë të motivuara politikisht.

Vendimi Khanit iu shqiptua në gjykatën në burgun në Ravalpindi, ku po vuan dënimin ai.

Mediat lokale raportuan se bashkëshortja e tij, Bushra Bibi, u dërgua në paraburgim pak pas shqiptimit të dënimit, pasi ajo gjendej në lirim me kusht.

Avokati i Khanit, Faisal Chaudhry, tha se dënimi do të apelohet, teksa ligjvënësit nga PTI-ja u mblodhën jashtë Parlamentit, duke thënë se ish-kryeministri ishte ndëshkuar padrejtësisht.

Përmes një deklarate, PTI-ja tha se rasti kundër Khanit dhe bashkëshortes së saj “ka mungesë të një baze të fortë dhe është i destinuar që të dështojë”.

Disa nga mbështetësit e Khanit u mblodhën jashtë burgut Adaila në Ravalpindi, brohoritën slogane kundër Qeverisë dhe kërkuan lirimin e ish-kryeministrit.

Më herët, ish-kryeministri është dënuar për akuza për korrupsion, zbulim të sekreteve shtetërore dhe shkelje të ligjeve të martesës dhe në tri vendime të ndara, ai është dënuar me dhjetë, 14 dhe shtatë vjet, respektivisht.

Sipas ligjit në Pakistan, ai duhet t’i vuajë të gjitha dënimet, që do të thotë kohëzgjatja e burgimit do të jetë më e gjatë./ REL

Ju sugjerojmë

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
Kryesore

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 10:49 pm
Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
Bota

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

7 Qershor, 2025 10:38 pm
Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
Kryesore

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

7 Qershor, 2025 10:17 pm
Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:43 pm
Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:13 pm
Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 8:49 pm
“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid
Kryesore

“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid

7 Qershor, 2025 8:34 pm
Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë
Kryesore

Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë

7 Qershor, 2025 8:21 pm
Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:42 pm
Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Silvinjo i shtang të gjithë/ Publikohen formacionet zyrtare

7 Qershor, 2025 7:23 pm
Para
Aleanca Shehi-Alibeaj-Basha, kreu i LZHK konfirmon koalicionin për zgjedhjet e 11 Janarit

Aleanca Shehi-Alibeaj-Basha, kreu i LZHK konfirmon koalicionin për zgjedhjet e 11 Janarit

SHBA/ Zgjedhjet për kandidatin republikan në Iowa, Trump kryeson në sondazhe

Politikat e administratës së ardhshme për inteligjencën artificiale dhe kriptomonedhat

Vendimi i Gjykatës për mbylljen e TikTok në SHBA, Trump: Ndalimi i platformës varet nga unë, shihni çfarë do të bëj

Vendimi i Gjykatës për mbylljen e TikTok në SHBA, Trump: Ndalimi i platformës varet nga unë, shihni çfarë do të bëj

TE FUNDIT

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
7 Qershor, 2025

Ka përfunduar ndeshja Shqipëri-Serbi, e cila u luajt ditën e sotme në stadiumin “Air Albania”. Shqipëria barazoi pa gola ndaj...

Lexo më shumë

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
7 Qershor, 2025

Një 48-vjeçar në Gjermani ka përplasur me automjet një turmë njerëzish, ku mbetën të lënduar gruaja dhe vajza e tij....

Lexo më shumë

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
7 Qershor, 2025

Është tensionuar sërish situata në fushë, në këtë pjesë të dytë të ndeshjes Shqipëri-Serbi. Teksa dy skuadrat po përballen në...

Lexo më shumë

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
7 Qershor, 2025

Është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi, e cila po luhet në stadiumin “Air Albania”. Minutat e pjesës së...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com