Mjeku Edvin Prifti, i arrestuar për korrupsion dhe i dalë rastësisht në përgjimet e gjyqtares Enkelejda Hoxha ka fituar të drejtës për të dhënë mësim në auditoret e fakultetit të Mjekësisë.
Apeli i Gjykatës Speciale kundër korrupsioni i ka dhënë të drejtë mjekut Prifti për të ushtruar profesionin e mësimdhënies në universitetin publik të Mjekësisë.
Kujtojmë se vetëm pak ditë më parë mjekut i është sekuestruar një tjetër pjesë e pasurisë së tij nga SPAK, e cila në total tashmë ka kapur shifrën e 1 milion eurosh dhe po hetohet me akuzën e korrupsionit dhe pastrimit të parave.
Edvin Priftit i është pezulluar e drejta e ushtrimit të profesionit të mjekut deri në përfundim të hetimeve, por duket se do të ushtrojë atë të mësimdhënies edhe pse është nën akuzë për korrupsion dhe pastrim parash./Opinion.al