Elseid Hysaj është rikthyer të luajtur titullar sot, pas një qëndrimit të gjatë që trajneri Ancelotti i bëri në stol.
Hysaj luajti 90 minuta në barazimin pa gola që Napoli arriti ndaj Fiorentinës.
Mbrojtësi ka qenë kompakt në prapavijë dhe i pakalueshëm, duke treguar një nivel më të lartë se skuadra.
Mediat italiane i kanë dhënë Hysaj mnotën 6.5 duke na kujtuar atë lojtarin që nuk e diskutonte vendin e titullarit.
“Nga ana e tij nuk kalohej. Biragi arriti shumë pak te krosi, ndërsa Muriel ndikoi shumë pak tek ish-mbrojtësi i Empolit”, këto ishin fjalët e mediave italiane për shkodranin.
Në fazën mbrojtësi kuqezi është i pakalueshëm dhe Ançeloti ka filluar të besojë më shumë në aftësitë e tij. Dl