Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Hysaj dhe Laçi:Përballja me Serbinë, vetëm një ndeshje futbolli, përqëndrim në fushë

2025/06/02 at 2:28 PM
në Kryesore, Sport, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Hysaj dhe Laçi:Përballja me Serbinë, vetëm një ndeshje futbolli, përqëndrim në fushë

Kombëtarja shqiptare ka nisur zyrtarisht grumbullimin në kuadër të përgatitjeve për dy ndeshjet e radhës në kualifikueset e Botërorit 2026 ndaj Serbisë dhe Letonisë.


Kuqezinjtë do të zhvillojnë pasditen e sotme seancën e parë stërvitore, ndërkohë që Elseid Hysaj dhe Qazim Laçi dolën në konferencë për mediat dhe folën për ndeshjet me Serbinë dhe Letoninë.

Elseid Hysaj u shpreh se kjo ndeshje është shumë e rëndësishme, pasi Serbia është kundërshtari direkt për vendin e dytë.

Mbrojtësi kuqezi theksoi faktin që kjo ndeshje duhet të shihet vetëm si një sfidë futbolli dhe ekipi duhet të jetë i përqendruar për të dhënë maksimumin në fushë.

Ndeshja me Serbinë?

Kjo është ndeshje e rëndësishme sepse janë ndër kundërshtarët më direkt me ekipin tonë. Marrëdhëniet në vendet tona nuk duhet të hyjmë ne futbollistët, ka kush merret me këtë punë. Ne duhet të luajmë ndeshjen tonë, të jemi të përqëndruar, të qetë, e dimë që është kundërshtari jonë direkt, dhe mos mendojmë për probleme anasjellas siç mund të kenë.

Ndeshja me Serbinë?

Kjo është një ndeshje shumë e rëndësishme, sepse ata janë kundërshtarët më të drejtpërdrejtë të ekipit tonë. Marrëdhëniet mes dy vendeve tona nuk janë çështje për ne futbollistët, ka të tjerë që merren me këtë. Ne duhet të përqendrohemi në lojën tonë, të jemi të qetë, të përqendruar. E dimë që është kundërshtari jonë direkt. Nuk duhet të merremi me probleme të tjera që mund të ekzistojnë jashtë fushës.

Mendoni se keni një rol kyç për atë që duhet t’u transmetoni lojtarëve për këtë ndeshje?

Të gjithë futbollistët janë të përqendruar dhe e dinë shumë mirë sa e rëndësishme është kjo ndeshje, si për ne, por edhe jashtë futbollit. Ka shumë tifozë që e presin me padurim. Sigurisht që kam folur me disa lojtarë, si për lidhjet tona të mëparshme, ashtu edhe për ndeshjet që kemi luajtur së bashku. Të gjithë e njohin historinë e Shqipërisë. U kam thënë vetëm të jemi të qetë dhe të japim më të mirën në fushë.

Ndeshje me presion?

Po, mund të ketë presion, por mendoj që është presion pozitiv, që të shtyn të zbresësh në fushë me forcë dhe guxim. Është një ndeshje e veçantë, por mbi të gjitha është një ndeshje futbolli. Të gjithë duhet ta kuptojnë këtë. Duhet të futemi në fushë të qetë dhe të japim maksimumin për të fituar dhe për të marrë tri pikë.

Ndeshja me Serbinë në vitin 2014?

Të gjithë e panë atë ndeshje. Nuk ishte një imazh i mirë për futbollin dhe nuk duhet të përsëritet ajo që ndodhi atëherë. Kjo është një ndeshje shumë e rëndësishme. Luajmë për shtetin, për tifozët, për kombin. Nëse fitojmë, do të jetë një krenari e madhe për të gjithë ne. Duhet të jemi të qetë dhe të kuptojmë se jemi futbollistë. Jemi këtu për të kënaqur tifozët dhe për të dhënë gjithçka për fitoren.

Gjendja fizike?

Unë jam mirë. Jam rikthyer nga një dëmtim dhe tani ndjehem shumë mirë. Edhe të tjerët janë në gjendje të mirë. Është fundi i kampionatit, ndoshta ka pak lodhje, por nuk mendoj se do të ndikojë. Në stërvitje djemtë janë shumë të përqendruar. Kjo është një ndeshje e veçantë që duhet ta luajmë me zemër dhe shpirt, siç kemi bërë gjithmonë. Edhe pse mund të ketë një tifozeri të zjarrtë, ne duhet të jemi të qetë në fushë.

Trajneri Silvinjo?

Trajneri bën punën e tij. Gjithmonë na këshillon të jemi të qetë dhe të mos e marrim me presion këtë ndeshje. Jemi të gjithë profesionistë dhe të vetëdijshëm për rëndësinë e ndeshjes. E dimë që Serbia ka lojtarë të mirë dhe një skuadër të fortë. Shumë prej nesh kemi luajtur kundër tyre në Serie A dhe në kampionate të tjera. Edhe ata e dinë që jemi një ekip që lufton dhe që mund ta fitojë këtë ndeshje.

Sa të rëndësishme janë këto tri pikë për objektivin “Botëror”?

Të gjitha ndeshjet në grup janë të rëndësishme, por kjo është direkte për objektivin tonë. E dimë që Anglia është një skuadër shumë e fortë, por kundër Serbisë mund të luajmë shumë mirë letrat tona. Kemi mundësinë ta fitojmë ndeshjen.

Qazim Laçi tha se ndeshja me Serbinë është e fortë dhe se ekipi do të përgatitet për të marrë maksimumin nga kjo sfidë. Mesfushori luftarak shtoi se lojtarët janë profesionistë dhe do të japin zemrën në fushë.

Serbia shihet në letër si një kundërshtar më i fortë se Shqipëria, a është ky një avantazh për ne?

Kemi një ndeshje shumë të fortë, luajmë brenda në shtëpi, nuk është njëra apo tjetra skuadër e favorizuar, jemi të barabartë dhe do të duket brenda në fushë. Ne do të përgatitemi nga ana jonë për fitoren, ajo ka rëndësi për momentin. Do të mundohemi ta marrim ndeshjen si profesionistë dhe mos emocionohemi aq shumë si njerëzit jashtë. Është gjë e mirë kjo, se dhe ne në fushë mund të japim më shumë.

Thirrje për tifozët?

Besoj tifozët do të jenë gjithmonë pas nesh, siç kanë qenë gjithmonë. Patjetër është ndeshje shumë e veçantë, vetëm duhet me pas kujdes. Tifozët në gjithë këto vite që jam këtu nuk kanë bërë asnjëherë gjëra të këqija. Besoj do të jenë korrektë. I presim në stadium, na ndihmojnë dhe mbështesin sa më shumë.

Gjendja fizike e skuadrës?

Nga ana fizike të gjithë lojtarët do të përgatitemi mirë, por mentalisht besoj do të jetë më e rëndësishme. Fizikisht shumë lojtarë nuk do të jetë e lehtë të jenë në nivelin e duhur, por nga ana e mentalitetit duhet të jesh aty dhe këtë do ta tregojmë. Kur je mentalisht i fortë, ndihmon edhe trupin të jesh fizikisht mirë.

Ndeshje përballë rivalit direkt ndaj vendit të dytë, çfarë duhet të bëjë Shqipëria për të fituar ndeshjen?

Kemi një shans të madh sepse e luajmë në shtëpinë tonë. Kjo do të jetë forca jonë, besoj. Nga minuta e parë duhet të futemi me mendimin për të fituar ndeshjen, emocionet t’i lëmë jashtë. Duhet të punojmë në stërvitje, disa gjëra që kemi biseduar me trajnerin shpresoj të dalin edhe në fushë.

Më mirë në Shqipëri apo Serbi ndeshja e parë?

Nuk ka rëndësi, jemi profesionistë, do të merremi në aspektin e futbollit. Është gjë e mirë që kemi ndeshje në shtëpinë tonë, do të kemi mbështetjen e tifozëve, do të mundohemi të japim maksimumin për 3 pikëshin që do të jetë i rëndësishëm dhe për kualifikimin në Botëror.

Sa zemër do të kërkojë sfida me Serbinë?

Nuk besoj që ekipit kombëtar i mungon zemra. E kemi treguar gjithmonë. Lojtarët kanë edhe mentalitetin dhe zemrën për ta fituar këtë ndeshje.

Sa ekziston rreziku të nënvlerësojmë ndeshjen me Letoninë, që është pas përballjes me Serbinë?

Për mendimin tim nuk kemi pasur asnjëherë ndeshje të lehtë. Duhet me pas gjithmonë në mendje që kemi dy ndeshje. Nuk është vetëm ndeshja me Serbinë, edhe me Letoninë. Një fitore me Serbinë duhet të lidhet me fitoren në Letoni dhe do të jetë aq më mirë për të gjithë.

E keni pyetur Hysajn se çfarë mbart një ndeshje përballë Serbisë. Çfarë ju ka sugjeruar?

Thjesht ka ndihmuar nga aspekti psikologjik si ta mendojmë këtë ndeshje dhe ta fitojmë. Gjëra të tjera janë për njerëz të tjerë.



Ju sugjerojmë

Fjalimi i Trump para Kongresit, ja çfarë pritet të paraqesë presidenti amerikan
Bota

Shtëpia e Bardhë konfirmon pjesëmarrjen e Trump në Samitin e NATO-s në Hagë

3 Qershor, 2025 11:12 pm
Xhevrije Satka në Opinion:Kam lindur në Turqi,por gjithmonë më ka tërhequr Shqipëria
-U tha në Opinion

Xhevrije Satka në Opinion:Kam lindur në Turqi,por gjithmonë më ka tërhequr Shqipëria

3 Qershor, 2025 11:00 pm
Të huajt që jetojnë në Shqipëri/ Ja 2 të dashuruarit që kanë zgjedhur vendin tonë
-U tha në Opinion

Të huajt që jetojnë në Shqipëri/ Ja 2 të dashuruarit që kanë zgjedhur vendin tonë

3 Qershor, 2025 10:46 pm
Plagosja e 15-vjeçarit në Ali Dem, policia gjen armën e përdorur nga autori
Aktualitet

Plagosja e 15-vjeçarit në Ali Dem, policia gjen armën e përdorur nga autori

3 Qershor, 2025 10:33 pm
Musk kritikon projektligjin e Trump për taksat dhe shpenzimet
Bota

Musk kritikon projektligjin e Trump për taksat dhe shpenzimet

3 Qershor, 2025 10:26 pm
Petkoviç në Bruksel: Nuk mund të ketë dialog për Preshevën e Bujanocin
Rajoni

Petkoviç në Bruksel: Nuk mund të ketë dialog për Preshevën e Bujanocin

3 Qershor, 2025 10:14 pm
Pas muajsh kaosi, Li Jei-myung fiton zgjedhjet presidenciale në Korenë e Jugut
Bota

Pas muajsh kaosi, Li Jei-myung fiton zgjedhjet presidenciale në Korenë e Jugut

3 Qershor, 2025 9:51 pm
“Greva opsion kushtetues”, Xhaferri: Shumë e lehtë për t’u faktuar farsa elektorale
Politikë

“Greva opsion kushtetues”, Xhaferri: Shumë e lehtë për t’u faktuar farsa elektorale

3 Qershor, 2025 9:33 pm
Kryeministrja Meloni pret në takim Macronin dhe Ficon,ja për çfarë diskutuan liderët
Bota

Kryeministrja Meloni pret në takim Macronin dhe Ficon,ja për çfarë diskutuan liderët

3 Qershor, 2025 9:26 pm
Humb fëmijën nga dhuna e bashkëjetuesit, ai e akuzon për përndjekje
Aktualitet

Humb fëmijën nga dhuna e bashkëjetuesit, ai e akuzon për përndjekje

3 Qershor, 2025 9:06 pm
Para
Nervozizëm para ndeshjes me Shqipërinë, trajneri i Serbisë: Jap dorëheqjen nëse..

Nervozizëm para ndeshjes me Shqipërinë, trajneri i Serbisë: Jap dorëheqjen nëse..

Gjokutaj paralajmëron luftë brenda PD-së: Po përgatiten të riasgjësojnë Berishën

Gjokutaj paralajmëron luftë brenda PD-së: Po përgatiten të riasgjësojnë Berishën

Zbulim arkeologjik në Divjakë/ Objektet po verifikohen se kujt periudhe i përkasin

Zbulim arkeologjik në Divjakë/ Objektet po verifikohen se kujt periudhe i përkasin
















TE FUNDIT

Shtëpia e Bardhë konfirmon pjesëmarrjen e Trump në Samitin e NATO-s në Hagë

Fjalimi i Trump para Kongresit, ja çfarë pritet të paraqesë presidenti amerikan
3 Qershor, 2025

Shtëpia e Bardhë njoftoi ditën e sotme se presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do të jetë i pranishëm në samitin...

Lexo më shumë

Xhevrije Satka në Opinion:Kam lindur në Turqi,por gjithmonë më ka tërhequr Shqipëria

Xhevrije Satka në Opinion:Kam lindur në Turqi,por gjithmonë më ka tërhequr Shqipëria
3 Qershor, 2025

Xhevrije Satka është një shqiptare e lindur në Stamboll, por që një pjesë e zemrës së saj ka qenë gjithmonë...

Lexo më shumë

Të huajt që jetojnë në Shqipëri/ Ja 2 të dashuruarit që kanë zgjedhur vendin tonë

Të huajt që jetojnë në Shqipëri/ Ja 2 të dashuruarit që kanë zgjedhur vendin tonë
3 Qershor, 2025

Emisioni Opinion mbrëmjen e sotme trajtoi temën e të huajve që jetojnë në Shqipëri. Ata janë të kombësive të ndryshme,...

Lexo më shumë

Plagosja e 15-vjeçarit në Ali Dem, policia gjen armën e përdorur nga autori

Plagosja e 15-vjeçarit në Ali Dem, policia gjen armën e përdorur nga autori
3 Qershor, 2025

Policia e Tiranës ka gjetur armën e përdorur nga 21-vjeçari, që plagosi të miturin dy ditë më parë (1 qershor),...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com