Aktualitet

Hyrja 1 €? Stafi i xhamisë së Et’hem Beut: Bileta është iniciativë e myftinisë në…



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:05 - 27/08/22 |
Opi Nion

Stafi i xhamisës së Et’hem Beut ka reaguar pas një lajmi që ka qarkulluar në mediat sociale se KMSH ka bërë me pagesë hyrjen në këtë xhami.

Në një reagim  në “Facebook”, stafi i xhamisë bën me dije se bileta është një iniciativë e myftisë në koordinim me operatorët turistikë që zhvillojnë guida me turistët e huaj, por shton se kjo pagesë nuk është detyrim dhe nuk pengon vizitën në xhami.

Ndër të tjera stafi në reagimin e tij thotë se kjo pagesë është një praktikë e njohur botërisht ndërsa sqaron se mbledhja e vlerës monetare për hyrjen shkon në mirëmbajtje të xhamisë.

Reagimi i stafit të xhamisë së Et’hem Beut:

Sqarim për besimtarët dhe opinionin publik. Në rrjetet sociale dhe në disa media po qarkullon kjo biletë, e lëshuar nga Myftinia Tiranë, përkatësisht stafi drejtues i Xhamisë Et’hem Beu.

Sqarojmë si më poshtë vijon:

1-Besimtarët dhe gjithë qytetarët shqiptarë, që duan të vizitojnë Xhaminë Et’hem Beu mund ta vizitojnë atë lirisht, të kryejnë adhurime dhe të sodisin bukuritë e saj të rralla siç kanë bërë për shekuj.

2-Bileta në fjalë është një iniciativë e myftinisë në koordinim me operatorët turistikë, që zhvillojnë guida me turistët e huaj në kryeqytetin tonë. Ajo nuk është detyrim dhe nuk pengon vizitën në xhami. Asnjë turist nuk detyrohet ta paguajë atë, është thjesht kontribut vulnetar, gjë e cila është mirëpritur nga çdokush.

3-Duke qenë se kjo është një praktikë e njohur botërisht, Myftinia Tiranë ndërmori këtë nismë për të shërbyer si ndihmë modeste për mirëmbajtjen dhe menaxhimin e Xhamisë të saporestauruar të Ethem Beut.

4-Duke marrë përgjegjësinë për moskoordinimin, njoftimin dhe sqarimin e detajuar rreth kësaj çështjeje, hedhim poshtë çdo keqinterpretim, manipulim dhe shpifje të stisur pasditen e sotme.

Ndërkohë nisma në fjalë s’ka të bëjë aspak me besimtarët, që vinë të falen në xhami. Xhamia Et’hem Beu ka qenë gjithmonë dhe është e hapur pa pagesë për të gjithë besimtarët dhe qytetarët.

Me respektin maksimal,

Stafi i Xhamisë Et’hem beu

 

Pas