Kryesore

Hyri në selinë e PD, Berisha: Në zyrën e Bashës nuk kemi punë, ai të reflektojë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:57 - 13/12/21 |
Opi Nion

Ish-kryeministri Sali Berisha ka mbërritur ditën e sotme në selinë e Partisë Demokratike, i shoqëruar nga mbështetësit dhe anëtarët e Komisionit të Përkohshëm të Rithemelimit.

Pritet që Berisha dhe Komisioni i Rithemelimit të zhvillojnë një mbledhje në një nga sallat e selisë blu.

Jemi këtu për të sjellë vullnetin e shumicës së demokratëve shqiptarë. Siç e shihni janë anëtarët e Komisionit të Përkohshëm të PD të zgjedhur në Kuvendin e fundit, të cilët kanë ardhur të vendosen në selinë e demokratëve dhe të diskutojnë për problemet e rëndësishme të të ardhmes. Tani ne po ngjitemi sipër”,-tha Berisha.

Më tej ai theksoi se “në zyrën e Bashës nuk kemi punë. Sot vijmë këtu për të bërë një mbledhje. Deputeti Basha deri më datën 18 duhet të reflektojë për vendimin e Kuvendit më të jashtëzakonshëm në historinë e kombit”.

Ndër të tjera mësohet se kreu i PD, Lulzim Basha po zhvillon një mbledhje në një nga sallat e selisë blu./Opinion.al.

Pas