Kronikë

Hyri me biçikletë në Shqipëri, rusi që sulmoi ushtarët: Kur m’u sulën iu hodha…



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:54 - 23/08/22 |
Opi Nion

Michail Zorin, rusi që tentoi të hyjë brenda uzinës së Gramshit dhe sulmoi dy ushtarët shqiptarë me spray neuroparalizues,  ka mbërritur në vendin tonë nga pika e Kalimit Kufitar e Muriqanit, duke udhëtuar me një biçikletë sportive.

Ai dhe dy miqtë që e shoqëronin do të njoftohen nesër nga Gjykata e Elbasanit për masën e sigurisë, ndërsa akuzohen për “Spiunazh”.

Sipas të dhënave të dosjes hetimore, thuhet se Michail Zorin ishte nisur nga Çekia ku edhe studionte dhe më pas ka vizituar një sërë vendesh me biçikletë.  Ballkanweb raporton se Zorin ka pohuar se kishte vizituar Shkodrën, Tiranën, Elbasanin, Çorovodën, Korçën dhe më pas kishte shkruan në Gramsh, ku ndodhi edhe incidenti, ku u plagosën dy ushtarë.

Ndërkohë, ai ka deklaruar se mbrëmjen që ndodhi ngjarja nuk ka dashur të sulmojë njeri dhe se sulmi ka ardhur si kundërpërgjigje, pasi sipas tij kanë qenë ushtarët ata që kanë sulmuar të parët.

“S’po sulmoja njeri. Por ku ata (ushtarët) m’u sulën iu hodha lëndë lakrimogjene.”, tha i riu rus.

Svetlana Timofoeva, 33 vjeçe hyri para 5 ditëve nga Rinasi, dhe Mikhail Zorin nga Muriqani dhe 25-vjeçari ukrainas Fjodor Mihajlov me makinën ‘Chevrolet’ nga Porti i Durrësit.

Kujtojmë se 3 të rinjtë kanë deklaruar para autoriteteve se janë blogerë dhe se në Shqipëri kishin ardhur për turizëm./Opinion.al

 

Pas