Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Hyn në fuqi Akti Normativ/ Kur duhet mbajtur dhe kur mund ta heqim maskën

2020/10/15 at 8:32 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Hyn në fuqi Akti Normativ/ Kur duhet mbajtur dhe kur mund ta heqim maskën

Nga dita e sotme hyn në fuqi Akti Normativ i cili  thekson se maska mbrojtëse bëhet e detyrueshme jashtë ambienteve të shtëpisë.

Udhësuesi i miratuar nga Instituti i Shëndetit Publik parashikon këto raste kur duhet mbajtur maska.

Sa herë dilni nga shtëpia; Çdo individ mbi moshën 11 vjeç; Gjatë të gjithë ditës gjatë të gjithë veprimtarisë jashtë banesës; Në çdo dyqan, supermarket apo aktivitet tregtar; Në të gjitha mjetet e transportit publik dhe jo publik kur në to gjenden persona të tjerë përveç drejtuesit të automjetit; Edhe gjatë ecjes në rrugë. Gjatë qëndrimit në të gjitha vendet publike të hapura si park apo shesh. Gjatë të gjithë aktivitetit të punës në zyra, të gjithë institucionet publike dhe jo publike, teatër, kinema, muze, biblioteka, etj. Në hyrje dhe dalje nga banesa si dhe ashensorë. Përpara dhe pas konsumit të ushqimit në bare dhe restorante. Në motoçikletë kur merr një person tjetër jo anëtare të familjes. Nëse jeni duke u kujdesur në shtëpi për një familjar me COVID-19. Në të gjitha institucionet fetare. Nga personat që e kanë kaluar SARS COV -2 për t’u mbrojtur nga shkatarët e tjerë infektivë respiratorë. Në institucionet arsimore dhe ato të kujdesit shëndetësor sipas rekomandimeve të mëparshme.

Në rast shkeljeje të rregullit qytetarët gjobitem me 3 mijë lekë, ndërsa në rast përsëritje gjoba shkon në 5 mijë lekë.

“Te drejten e dhenies se mases administrative për mosperdorimin e barrierës mbrojtëse (maskës) e ka Policia e Shtetit dhe Policia Bashkiake sipas modelit te gjobës të miratuar prej tyre. Ekzekutimi i kundravajtjes administrative do të kryhet nëpërmjet Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike duke u bërë pjesë e faturave të energjisë elektrike. Mënyra e ekzekutimit të kundravajtjes administrative nëpërmjet Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike përcaktohet me udhëzim të përbashkët të ministrisë përgjegjëse për energjinë, ministrisë përgjegjëse për financat dhe ministrisë përgjegjëse për shëndetësinë”,- theksohet në vendimin e qeverisë.

Vendosja e barrierës mbrojtëse (maskës) nuk mund të jetë e mundur në çdo situatë. Prandaj, ka disa raste kur ju lejohet të hiqni atë apo të modifikoni përdorimin e saj.

Nëse kërkohet për qëllime të identifikimit personal nga zyrtarët përkatës në polici, në bankë, postë, gjykatë, etj. Gjatë ngrënies apo konsumimit të pijeve por në hyrje e në dalje nga baret dhe restorantet maska duhet të vendoset. Gjatë proçesit të manipulimeve dentare por në hyrje e në dalje nga klinika maska duhet të vendoset. Nga personat që mbajnë/drejtojnë lutjen/shërbesën/ceremoninë fetare. Nga persona me humbje të dëgjimit dhe të folurit ose për personat gjatë kohës së komunikimit me ta, nëse nuk kanë mundësi të përdorin maska të posaçme (trasparente). Nëse kërkohet nga stafi i dyqaneve ose marketeve përkatëse për identifikim të moshës, përfshirë blerjen e produkteve me moshë të kufizuar, siç janë duhani dhe alkooli. Nga punëtorët që punojnë në ambjente të jashtme, gjatë procesit të punës kur sigurohet distance fizike jo më pak se 1.5m. Nga të ftuarit në emisonet televizive me kusht që të ruhet distanca jo më pak se 1.5 metra.

Udhëzuesi i miratuar përcakton qartë rastet përjashtimore të përdorimit të barrierës mbrojtjesë (maskës).

Në të gjitha rastet kur përdorimi i maskës dëmton shëndetin sipas rekomandimit të mjekut të familjes. Nga persona me sëmundje që i bëjnë të paaftë për përdorimin maskës. Gjatë ushtrimit të aktiviteteve sportive. Nga persona të cilët lëvizin të vetëm me biçikletë, motoçikletë apo monopatinë. Kur në makinë është vetëm drejtuesi i mjetit ose persona që kanë lidhje familjare me të Në aktivitete që mund të shkaktojnë lagien e maskës, si p.sh. gjatë larjes në pishinë, liqe ose në det. Në shtëpi me anëtarët e ngushtë të familjes./ Opinion.al

Ju sugjerojmë

Vjosa në pikën kritike, rrezikohen banesat në fshatin Fitore
Aktualitet

Vjosa në pikën kritike, rrezikohen banesat në fshatin Fitore

22 Nëntor, 2025 9:54 am
Seanca në GJKKO, Belinda Balluku del nga gjykata në më pak se një orë
Aktualitet

Seanca në GJKKO, Belinda Balluku del nga gjykata në më pak se një orë

22 Nëntor, 2025 9:49 am
Moti i keq/ Prurjet e Devollit detyrojnë hapjen e portës së emergjencës në Moglicë
Aktualitet

Moti i keq/ Prurjet e Devollit detyrojnë hapjen e portës së emergjencës në Moglicë

22 Nëntor, 2025 9:22 am
Shkeljet me tenderët 210 milionë euro, Balluku dhe dy vartësit shkojnë në GJKKO
Aktualitet

Shkeljet me tenderët 210 milionë euro, Balluku dhe dy vartësit shkojnë në GJKKO

22 Nëntor, 2025 9:20 am
Globe/ Ulja më e madhe e vitit, deri në -69% nga 24 – 29 Nëntor
Aktualitet

Globe/ Ulja më e madhe e vitit, deri në -69% nga 24 – 29 Nëntor

22 Nëntor, 2025 9:16 am
Trump do të takojë Putin në Arabinë Saudite, pritet t’i jepet zgjidhje luftës në Ukrainë
Bota

Putin për planin me 28 pika nga SHBA: Bazë për zgjidhje përfundimtare, sjell paqen

21 Nëntor, 2025 10:08 pm
Pezullimi i Ballukut nga detyra, çfarë kërkon qeveria nga Gjykata Kushtetuese?
Aktualitet

Pezullimi i Ballukut nga detyra, çfarë kërkon qeveria nga Gjykata Kushtetuese?

21 Nëntor, 2025 9:10 pm
Reshjet e shiut rëndojnë situatën në Maliq, fshati Sheqeras rrezikon të përmbytet
Aktualitet

Reshjet e shiut rëndojnë situatën në Maliq, fshati Sheqeras rrezikon të përmbytet

21 Nëntor, 2025 9:00 pm
Aksident në rrugën e Kombit, raportohet për një viktimë dhe të plagosur
Kronikë

Aksident në rrugën e Kombit, raportohet për një viktimë dhe të plagosur

21 Nëntor, 2025 8:58 pm
Moti/ Evakuohen disa qytetarë në Berat, në Devoll vijojnë kërkimet për 75-vjeçaren
Aktualitet

Moti/ Evakuohen disa qytetarë në Berat, në Devoll vijojnë kërkimet për 75-vjeçaren

21 Nëntor, 2025 8:52 pm
Para
Kina, rreziku më i madh afatgjatë për Britaninë

Kina, rreziku më i madh afatgjatë për Britaninë

ISHP hap tenderin për 138 mijë kite testimi Covid-19 me vlerë 1.3 mln euro

ISHP hap tenderin për 138 mijë kite testimi Covid-19 me vlerë 1.3 mln euro

Tjetër numër rekord rastesh të reja infektimi me COVID-19 në Gjermani

Tjetër numër rekord rastesh të reja infektimi me COVID-19 në Gjermani

TE FUNDIT

Vjosa në pikën kritike, rrezikohen banesat në fshatin Fitore

Vjosa në pikën kritike, rrezikohen banesat në fshatin Fitore
22 Nëntor, 2025

Për dy ditë me radhë, niveli i Vjosës ka qëndruar mes kuotave 7.8 dhe 8.3 metra, duke shënuar ulje-ngritje të...

Lexo më shumë

Seanca në GJKKO, Belinda Balluku del nga gjykata në më pak se një orë

Seanca në GJKKO, Belinda Balluku del nga gjykata në më pak se një orë
22 Nëntor, 2025

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku doli nga ambientet e GJKKO në më pas se një orë....

Lexo më shumë

Moti i keq/ Prurjet e Devollit detyrojnë hapjen e portës së emergjencës në Moglicë

Moti i keq/ Prurjet e Devollit detyrojnë hapjen e portës së emergjencës në Moglicë
22 Nëntor, 2025

Prurjet e shumta të ujërave të Lumit Devoll kanë detyruar kaskadën e HC të Moglicës të hapë portën e parë...

Lexo më shumë

Shkeljet me tenderët 210 milionë euro, Balluku dhe dy vartësit shkojnë në GJKKO

Shkeljet me tenderët 210 milionë euro, Balluku dhe dy vartësit shkojnë në GJKKO
22 Nëntor, 2025

Në GJKKO po mbahet seanca për verifikimin e masës së sigurisë për Belinda Ballukun dhe dy vartësit e saj, kreu i ARRSH Gentian...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com