Një vjedhje ka ndodhur ditën e sotme në mëngjes në një vilë në Lundër. Tre persona kanë hyrë për të vjedhur vilën me mendimin se nuk ka patur njeri brenda.
Mirëpo, i zoti F.S. u ka dalë para dhe hajdutët janë larguar. Ata kanë marrë vetëm 500 mijë lekë dhe disa bizhuteri.
Pronari ka thënë në polici se kanë qenë elektrikët e dorës që përdornin hajdutët ato që i kanë nxjerrë gjumit. Policia është vënë në kërkim të autorëve.