Duke filluar nga dita e sotme në vendin tonë hyjnë në fuqi masat e reja anti-COVID. Nga sot qarkullimi i njerëzve dhe aktiviteti i bareve dhe restoranteve do të shtyhet me dy orë, pra mund të lëvizim deri në orën 22:00.
Një ditë më parë ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu në mbledhje me Komitetin teknik të Ekspertëve ka theksuar se duke analizuar përmirësimin e situatës javët e fundit kanë vendorur që ora e re policore të jetë nga ora 22:00- 06:00 të mëngjesit.
Gjithashtu një tjetër masë është edhe hapja e fluturimeve me Britaninë e Madhe. Ky vendim vjen pas përmirësimit të situatës pandemike në Britaninë e Madhe.
Të gjitha këto masa do të hyjnë në fuqi ditën e hënë më 12 prill dhe do të jenë në fuqi për një periudhë kohore 2 javore.
Lehtësimi i masave erdhi si rezultat i uljes së infektimeve dhe vijimin e procesit të vaksinimit masiv në të gjithë vendin./Opinion.al