Gazetarja e TVSH, Hygerta Sako nuk ka duruar këtë herë dhe ka shpërthyer në transmetim live kundër trajnerit të Kombëtares Gianni De Biasi.
Menjëherë pas përfundimit të intervistës së De Biasit për televizionin publik, ajo është shprehur në emision për të, duke thënë se është shumë i pasjellshëm.
“Kjo nuk është hera e parë që trajneri largohet nga intervista pa përfunduar pyetjet, madje edhe pa përshëndetur”- ka thënë ajo duke saktësuar së bëhet fjalë për një deklaratë që jepet në televizionin që paguan për kombëtaren dhe ka të drejtat ekskluzive të saj.
Me siguri në reagim e saj do të ketë ndikuar edhe humbja e pësuar në “Elbasan Arena”.