Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Huqja e Madhe

2018/01/17 at 5:48 PM
në Aktualitet, Komente
Kohë leximi: 10 min
A A
Baton Haxhiu: Meta ka acaruar raportet me Ramën

Për Kadri Veselin, Xenin, Blerimin, Xhemën, Dastidin, Beratin, Avdullahun, Vjosën, Adriatikun, Lumirin, Ambasadorët dhe tribunalistët e Speciales. Edhe për ata që më 2014 iniciuan dhe votuan Ligjin. Edhe për Hashim Thaçin.


Nga disa reagime që dëgjoj dhe lexoj sot, Tribunali dhe Specialja po dalin mbi detyrën e të qenit njerëzore, politike dhe në nivelin e përfaqësimit të drejtësisë. Mos ta zëmë në gojë drejtësinë në emër të hakmarrjes personale ndaj emrave të përveçëm.

Jam për t’u dënuar secili që ka bërë krim. Por, ky krim duhet dënuar për t’u forcuar e drejta dhe sistemi gjyqësor. Dhe, nuk jam që me vendime politike të zgjidhen problemet e drejtësisë.

Dëshiroj të them se nganjëherë duhet të bësh luftë publike për ta ndaluar të keqen publike. Sidomos, kur ajo shndërrohet në histeri politike.

Pasi u bë gjithçka që ishte e mundur publikisht dhe kur u pa se ishte e pamundur të durohej më gjatë, sepse qëllimi ishte arritur, dhe se Gjykata mbahet e nuk shfuqizohet, vendosa të shkruaj duke mbajtur papajtueshmërinë absolute me atë që po ndodh dhe që po thuhet.

As shkrimi i Kadri Veselit me tezën e drejtësisë së padrejtë dhe as reagimet kundër Hashim Thaçit për ta lënë fajtorë për tribunalin, duke shmangur pikturën e madhe të një padrejtësie historike që po ia bëjnë institucionet ndërkombëtare Kosovës, as reagimi i pashembullt i ambasadorëve (edhe pse e kanë detyrë) – nuk i ndihmojnë drejtësisë. As arroganca perandorake e mbushur me plot gabime rrugës, as Europa e dobët, Europa e pafuqishme, nuk janë arsye për të dominuar me diskurs brutal një situatë historikisht të paqëndrueshme.

Për kujtesë

Gjithçka nisi me vendosjen e aparteidit në Kosovë. Kjo duhej denoncuar atë kohë. Prandaj, është e qartë se fushata e terrorit serb nuk kishte filluar më 24 mars 1999, ditën kur NATO marshoi për ta bombarduar Serbinë, e as më 28 shkurt 1998 – kur u kryen masakrat serbe në Drenicë, madje as më 1989. Ishte një periudhë e urrejtjes, një kohë e kultivimit të racizmit, e stimulimit të idesë së rreme se serbët na qenkan racë sipërore ndaj shqiptarëve, që zgjati së paku nga viti 1912 e këtej.

Natyrisht, përballë kësaj stuhie terrori fizik dhe psikik pothuaj njëshekullor, edhe shqiptarët kishin konservuar në vetvete një urrejtje të madhe ndaj serbëve.

Por, kjo ishte urrejtja e të nënshtruarit, ishte përbuzja e viktimës ndaj bartësit të arbitraritetit, që ishte shteti serb.

Këtu qëndron dallimi, mbase qenësor, në urrejtjen mes serbëve dhe shqiptarëve.

Urrejtja e viktimës ndaj pushtuesit kurrë nuk është e njëjtë me urrejtjen e pushtuesit ndaj viktimës.

Përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare, të cilët me numër të madh janë në Kosovë, qëmoti kanë filluar procesin e rëndë të paqësimit. Duket e qartë se pas gjithë asaj që kishte ndodhur, nuk ishte e lehtë dhe nuk mund të kalohej në normalitetin e përditshëm, sikur të mos kishte ndodhur asgjë.

Pas një periudhe të gjatë u pa se bashkëjetesa ishte e mundur, ndonëse e vështirë.

Pas luftës, Kosova është dukur tmerr. Dhe mund të ketë pasur hakmarrje.

Një pjesë jo e vogël e njerëzve në Kosovë, të cilët nga dhuna barbare kishin humbur më të dashurit dhe më të afërmit e tyre, thirrjet dhe lutjet për bashkëjetesë me fqinjët e tyre, në radhë të parë, i kuptonin si një reprizë nga e kaluara.

Kuptohej, bashkësia ndërkombëtare mendonte ndryshe.

Por, si ta kuptonin këtë mesazh njerëzit e thjeshtë, të cilët kur ktheheshin nga ekzili i detyrueshëm, në vend të pronave të pasura gjenin gropa të zeza? Ishte gati e natyrshme që ndjenja e hakmarrjes vlonte në gjoksin e çdokujt. Prandaj, aktet e atykëtushme të hakmarrjes ndaj fqinjëve – këtë e kishte thënë edhe Bill Clinton, Presidenti i SHBA-ve, dhe e kishte përsëritur Joschka Fischer, Ministri i Jashtëm Gjerman – nuk ishin aspak befasuese.

Mirëpo, a janë këto krime për një Tribunal për Kosovën?

Ideja e Tribunalit

Pas akuzave të Dick Martyt, politikanit zviceran dhe mikut të ngushtë të Carla del Pontes, qarqe të ndryshme ndërkombëtare kërkuan ngritjen e Tribunalit për Kosovën. Jo për Serbinë si agresore, por për Kosovën që ishte viktima.

Pse?

Juridikisht, moralisht dhe historikisht, ideja nuk ka asnjë bazë konkrete, përkundrazi është kontraproduktive dhe më tepër se tendencioze. Sidomos për shkak të faktit se kosovarët, shumica e tyre, janë pro bashkëpunimit me organet ndërkombëtare në trajtimin e akuzave për akte potenciale kriminale që mund të kenë ndodhur gjatë luftës mbrojtëse.

Këtë gatishmëri kosovarët e kanë demonstruar që nga fillimet, madje duke shkuar pa asnjë rezistencë në Hagë. Duke mos pasur kompetencat në ligjësi, ata as që kanë mundur të veprojnë vetë në kërkim të “Shtëpisë së Verdhë”, e cila nuk bie në juridiksionin e Kosovës, por të Shqipërisë. UNMIK-u dhe EULEX-i e kanë bërë atë punë. Ose nuk e kanë bërë.

Nuk e kanë bërë mirë si duket, sepse tjerët mendojnë kështu.

Pikërisht për shkak të paaftësisë, mosefikasitetit dhe dështimit të këtij institucioni ndërkombëtar të ligjësisë, tash haraçin – edhe historik – që do t’iu nënshkruhet gjeneratave që vijnë, duhet ta paguajë Kosova. Dhe, atë, duke u vulosur nga vendi viktimë i gjenocidit në vend të krimeve eventuale.

Kjo është padrejtësia më e madhe që aleatët e saj mund t’ia bëjnë Kosovës, vendit që e çliruan bashkë me ata të cilët sërish sot i akuzojnë për krime lufte.

Ndërhyrja për t’i shpëtuar kosovarët nga gjenocidi nuk ishte precedent, por liria e saj dhe ideja për një tribunal është bërë e tillë. Nuk dua me këtë t’i asocoj dështimet e shumta politike dhe shoqërore, të cilat kosovarëve ua krijojnë përshtypjen se vendnumërojnë.

Fjala është tek raporti i ndërkombëtarëve ndaj këtij vendi, të cilin, me veprimet që bëjnë, si duket do të kenë harruar nëse e zaptuan apo e çliruan.

Pse këto dilema?

Pse mendoj se liria jonë të jetë mozaik precedentësh që minojnë çdo praktikë historike, që përdhosin logjikën e çdo ligjësie, që vënë në pikëpyetje moralin e çdo të drejte të qenies humane për t’u mbrojtur nga e keqja, agresioni?

Duke e parë historinë e problemeve duket e pakuptimte ideja për një tribunal të veçantë për Kosovën.

Pak histori tribunalesh

Pse nga cilido aspekt ideja për tribunal del absurde?

Në “Deklaratën mbi krimet gjermane në Europën e pushtuar” të 30 tetorit 1943, aleatët anti-nazistë vendosën që edhe pas luftës t’i ndjekin krimebërësit masivë. Më 8 gusht të vitit 1945, u nënshkrua Karta e Nurembergut, marrëveshja ndërmjet vendeve kryesore të botës. Shtylla qendrore e kësaj marrëveshjeje ishte: “Gjermanët që kanë kryer krime të rënda në vende të tjera do t’iu dorëzohen organeve të drejtësisë të po atyre vendeve. Ata që kanë qenë urdhërues krimesh të rënda, mirëpo nuk mund t’iu përcaktohet përgjegjësia konkrete në vendin e ngjarjes, do të dënohen  – me një vendim të mëvonshëm – në vendin e tyre, pra në Gjermani”.

Si konsekuencë e kësaj marrëveshjeje u hap i famshmi Proces i Nurembergut, ai i Eichmann-it e të ngjashëm, që dënuan pjesën më të madhe të planifikuesve dhe ekzekutorëve të luftës dhe gjenocidit ndaj hebrenjve.

Duke u bazuar në këtë përvojë dhe mbi këto praktika të marrëveshje historike u ngrit edhe Tribunali për Ruandën, i cili për shkak të mungesës së infrastrukturës dhe qeverive që refuzonin bashkëpunimin, detyroi ndërkombëtarët që gjykimi mos të bëhej në vendin ku u kryen krimet, por jashtë.

E njëjta situatë u paraqit edhe në ish Jugosllavi, me fokus të veçantë në Serbi, pasi autorët e gjenocidit ndaj kosovarëve, boshnjakëve, kroatëve konsideroheshin heronj, e jo agresorë.

Në dokumentet themeluese të Tribunalit të Hagës ky edhe ishte arsyetimi pse gjykimet nuk do të mbaheshin në Beograd, Zagreb, Sarajevë apo Prishtinë – ku edhe ishin kryer krimet masive, por në Hagë.

Kjo praktikë historike ndryshoi me qasjen e Carla del Pontes (natyrisht, në marrëveshje me Zoran Gjingjiqin, si kusht për ta dorëzuar Slobodan Millosheviqin dhe të tjerët), e cila që nga aty e tutje nuk do t’i përndiqte më vetëm strategët, nxitësit dhe ekzekutorët e gjenocideve, por edhe viktimat e tyre.

Jo vetëm Slobodan Millosheviqi dhe garda e tij që nisi luftën dhe ushtroi gjenocide rajoneve të ish Jugosllavisë u mor në Hagë, por edhe komandantë ushtrish lokale që luftonin për mbrojtjen e popullatës dhe rezistencë ndaj agresorit. Atje përfunduan dhe u liruan disa nga komandantët e UÇK-së. Ndërkohë, vendet përkatëse – si agresori Serbia, ashtu edhe viktimat Kosova – u kushtëzuan që të hetojnë dosje në rast se eventualisht paraqitet nevoja.

Serbia nga pozitat e agresores padyshim se duhej të vepronte dhe ka dhënë rezultate në këtë drejtim. Kosovarëve nuk iu dha kjo mundësi direkte, për shkak të prezencës së EULEX-it, mision që kishte dhe ka për detyrë zbardhjen e delikteve të natyrës kriminale.

Megjithatë, para se të dal tek EULEX-i dhe Tribunali, është me rëndësi të analizohet thyerja e filozofisë së deritanishme të ligjësisë perëndimore, apo kriminalizimin e viktimës që ka pasur fatin të shpëtojë gjallë.

Më e çuditshmja në këtë proces për tribunalin duket qëndrimi amerikan, i atyre që vijnë apo jetojnë në ato më shumë se 30 shtete të SHBA-ve që në sistemin e tyre ligjor kanë të ashtuquajturin “Stand-your-ground law”, i cili i jep të drejtën amerikanit që në mbrojtje të pragut dhe familjes nga agresioni i padrejtë dhe i jashtëm edhe të vrasë.

Parimi është i njëjtë edhe kur ai është më masiv. Asnjëherë para Luftës në ish–Jugosllavi, dhe para personalizimit të filozofisë juridike nga Carla del Ponte, nuk ka rastisur që para gjyqit të vihen edhe degolianët e rezistencës franceze, as madje edhe egërsirat (sot historikisht të dokumentuara) e Armatës së Kuqe që dhunuan mijëra gra polake, çeke, hungareze e gjermane, e as ndonjë milic që mbronte me armë tutsit e Ruandës nga hututë.

Tjetra që komplikon edhe më shumë involvimin e atyre që duan tribunale edhe për mbrojtësit është i ashtuquajturi “parim i vrasjes në mbrojtje të viktimës”. Edhe perëndimorët bombarduan e vranë në mbrojtje e sipër – ka gabuar ndonjë bombë cakun dhe ka vrarë edhe civilë. Edhe ndonjë komandant i ushtrisë mbrojtëse, edhe ndonjë civil shqiptar, për shkak të tërbimit pasi që ka parë gjithë familjen e vdekur, mund të ketë bëre vrasje.

Për këto raste, që edhe janë të izoluara, ligji ka detyrë t’i akuzojë, pandehë e dënojë personat e tillë.

Mirëpo, kjo nuk e justifikon ngritjen e një tribunali mbi një vend që ka luftuar për liri, sepse në këtë mënyre fabrikon parimin se çdo vendi mund t’i bëhet tribunal.

Pra, absurdizon dhe banalizon juridikisht e moralisht misionin e tribunaleve për krimet e luftës.

Mosikja jonë nga drejtësia

Në kuadër të Planit të Veprimit për Kapitullin 23 të hapur me BE-në, Serbia ka miratuar Strategjinë Nacionale për Përndjekje të Krimeve të Luftës për periudhën 2016-2020.

Pavarësisht kësaj mase të vlerësuar publikisht, performanca e Departamentit për Krime Lufte (në kuadër të Gjykatës të Lartë dhe të Gjykatës të Apelit në Beograd) mbetet tejet problematike.

Raporti i fundit i ekipit ligjor të Qendrës për të Drejtën Humanitare identifikon presion politik, mungesë transparence dhe shkelje të vazhdueshme procedurale.

Për gati katër vjet gjyqësori serb nuk ka pasur rezultate substanciale në adresim të krimeve të kryera në Kosovë.

Rasti i fundit i përfunduar është ai i Lubeniqit (Prill 2014), i zgjeruar më vonë për shkak të gjetjeve tjera për tre të akuzuar tjerë të përfshirë edhe në rastin e Qyshkut. Ekzistojnë nëntë raste tjera të pambaruara (pa justifikim bindës) për krime në Kosovë të ndërlidhura me rastet në Pejë, Krushë të Vogël, Savinovodë, Vushtrri, Goden, Kralan, Landovicë, Poklek dhe Rezallë.

Tek ne është krejtësisht ndryshe.

Komandantët e UÇK-së nga të gjitha zonat operative janë dënuar nga gjykatat e Kosovës. Krahasuar me Serbinë si agresore, Kosova dhe institucionet e drejtësisë ndërkombëtare kanë ndërmarrë këto procese gjyqësore:

Sabit Geci me grupin e tij (dhjetëra vite burgim)

Grupi i Llapit (dhjetëra vite burgim)

Grupi i Dukagjinit

Gjykimet e Fatmir Limajt dhe të tjerëve

Gjykimet e dy grupeve të Drenicës (qindra vite burgim)

Azem Syla dhe tjerët

Mbi 50 emra komandantësh të luftës që janë dënuar me fakte banale.

Pa dënuar kanë mbetur vetëm katër: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Xhavit Haliti, Agim Çeku.

Me gjasë, për këta është tribunali

Rekapitulim

UNMIK dhe EULEX kanë dështuar.

Personalisht, kam besuar në një idealizëm europian për jetën dhe rendin e ligjin, por gati sa herë që takoj njerëz të misioneve në vende ballkanike nuk më ngjajnë në europianë. Edhe ata rrugës po ballkanizohen, sepse po u pëlqen mungesa e ligjit, po e harrojnë idealizmin europian të rendit dhe ligjit dhe po merren me historinë e komandantëve.

Pra, nuk po merren me komandantët që janë kriminelë të paqes, por me komandantët që janë heroizuar gjatë luftës dhe janë riheroizuar nga EULEX.

Në situatën aktuale është e qartë që mungesa e vullnetit të EULEX për të vendosur rendin dhe ligjin në Kosovë, duke përfshire edhe veriun, mund të konsiderohet si dëshirë e qëllimtë për të mos vepruar.

Kjo sjellje lë përshtypje të rrejshme për angazhimin e saj për rend dhe ligj.

E përshtypja në vendet me konflikt të papërfunduar është më e fortë se idetë racionale të stërzgjatura dhe të detajuara në draftet që nuk përdoren kurrë.

EULEX me “spin doktorët” e vet investojnë në gjuhën e panjohur. Në dëshirën e tyre të cilën ne nuk e dimë as nuk e shohim.

Ju mungon konteksti politik, shoqëror dhe vizioni për të ardhmen e drejtësisë së këtij vendi.

Për këtë sanksionohet Kosova.

Ne, qytetarët e saj, që kemi luftuar për liri dhe kundër gjenocidit.

Tribunali nuk ka as bazë historike, as juridike e as morale, që ta sfidojë Kosovën.

Qeveria dhe politika kosovare në përgjithësi do ta përjetojë një dështim historik nëse pranojnë modelin e propozuar dhe nuk kërkojnë që t’i ndajnë kompetencat me Task Forcë të krijuar në zbardhjen e krimeve të supozuara.

Selia e këtij komisioni të përzier me çdo kusht duhet të jetë në Kosovë e askund tjetër.

Nëse është në pyetje vetëm “Shtëpia e Verdhë”, atëherë juridikisht edhe selia duhet të jetë përbrenda juridiksionit ku është zhvilluar ngjarja.

Nëse nazistet janë dënuar në vendin e tyre, hakmarrësit kosovarë – qoftë komandantë ose ata që vranë duke bëre krime ndaj fqinjëve – duhet të dënohen në Kosovë.

Nuk mund të ketë tribunal për një popull që u mbrojt dhe luftoi për liri.

Etiketa: Baton Haxhiu


Ju sugjerojmë

Marrëveshja e pensioneve me Italinë/Manjani: Shqiptarët s’do të humbasin ditë pune
Aktualitet

Marrëveshja e pensioneve me Italinë/Manjani: Shqiptarët s’do të humbasin ditë pune

20 Maj, 2025 2:28 pm
Humbi mandatin/Gjylameti: Mirënjohëse! Ne nuk bëjmë beteja për jetët tona!
Aktualitet

Humbi mandatin/Gjylameti: Mirënjohëse! Ne nuk bëjmë beteja për jetët tona!

20 Maj, 2025 1:58 pm
Fjalët e Ballës “në veshin” e dy kandidatëve të PS, tërhiqen nga kërkesa në KQZ
Aktualitet

Fjalët e Ballës “në veshin” e dy kandidatëve të PS, tërhiqen nga kërkesa në KQZ

20 Maj, 2025 1:34 pm
“Rama firmosi 100 euro një votë”/Berisha: PS, zyra ilegale pranë qendrave të votimit
Aktualitet

Berisha paralajmëron Ramën: PD disponon qindra e mijëra dokumente, s’ka shans…

20 Maj, 2025 1:28 pm
A do vijojë kontrata 6 milionë dollarëshe e lobimit? Ja si përgjigjet Berisha
Aktualitet

A do vijojë kontrata 6 milionë dollarëshe e lobimit? Ja si përgjigjet Berisha

20 Maj, 2025 1:26 pm
Danimarka pro integrimit / Hasani: 2 grupkapituj hapen në Presidencën daneze të BE
Aktualitet

Danimarka pro integrimit / Hasani: 2 grupkapituj hapen në Presidencën daneze të BE

20 Maj, 2025 1:17 pm
Përfundon procesi i numërimit të votave të diasporës në të gjitha qarqet
Aktualitet

Përfundon procesi i numërimit të votave të diasporës në të gjitha qarqet

20 Maj, 2025 1:02 pm
“Më 11 maj ndodhi një gjëmë e madhe!”/ Berisha: Garuam me një parti-shtet që…
Aktualitet

“Më 11 maj ndodhi një gjëmë e madhe!”/ Berisha: Garuam me një parti-shtet që…

20 Maj, 2025 12:53 pm
Kërkesat për rinumërim të votave/Balla-kandidatëve: Duroni, transparencën e bën KQZ!
Aktualitet

Kërkesat për rinumërim të votave/Balla-kandidatëve: Duroni, transparencën e bën KQZ!

20 Maj, 2025 12:42 pm
‘Prova manipulimi me votën e diasporës’/ Berisha: Zgjedhjet, farsa më e shëmtuar
Aktualitet

“Nga kërcënimet, te revolja në ballë”/Berisha:Zëvendësojeni fjalën zgjedhje me farsë

20 Maj, 2025 12:37 pm
Para
Video Opinion/ Kush e vrau liderin serb në Kosovë?

Video Opinion/ Kush e vrau liderin serb në Kosovë?

Hamilton emocionohet kur dëgjon këngën e ish të dashurës Nicole Schrezinger

Presidenti Ivanov nuk dekreton ligjin për gjuhën shqipe

Moti i keq, nisin problemet e para në qarkullimin e makinave

Moti i keq, nisin problemet e para në qarkullimin e makinave
















TE FUNDIT

Marrëveshja e pensioneve me Italinë/Manjani: Shqiptarët s’do të humbasin ditë pune

Marrëveshja e pensioneve me Italinë/Manjani: Shqiptarët s’do të humbasin ditë pune
20 Maj, 2025

Nga 1 Qershori do të nisë njohja e pensioneve me Italinë pas marrëveshjes së arritur mes dy vendeve. Olta Manjani,...

Lexo më shumë

Trump: Putin admiron gruan time / Detaje nga telefonata me kreun e Kremlinit

Trump: Putin admiron gruan time / Detaje nga telefonata me kreun e Kremlinit
20 Maj, 2025

Gjatë këtyre ditëve, kureshtja është rritur së tepërmi rreth bisedimeve të Presidentit të SHBA dhe homologut të tij rus, Putin....

Lexo më shumë

Humbi mandatin/Gjylameti: Mirënjohëse! Ne nuk bëjmë beteja për jetët tona!

Humbi mandatin/Gjylameti: Mirënjohëse! Ne nuk bëjmë beteja për jetët tona!
20 Maj, 2025

Pas përfundimit të zgjedhjeve të 11 majit, Blerina Gjylameti ka reaguar me një mesazh falënderues pasi nuk arriti të siguronte...

Lexo më shumë

Milani zgjedh Igli Taren si drejtor sportiv

Milani zgjedh Igli Taren si drejtor sportiv
20 Maj, 2025

Më në fund Milani bëri zgjedhjen e tij. Sipas asaj që raporton Corriere della Sera, Igli Tare do të jetë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com