Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

‘Hungaria nuk i njeh ligjet për mikun e Orban, “refugjatin” Gruevski’

2018/11/18 at 3:47 PM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 4 min
A A
‘Hungaria nuk i njeh ligjet për mikun e Orban, “refugjatin” Gruevski’

Hungaria i kërcënon refugjatët me burg, nëse hyjnë ilegalisht në vend. Por me sa duket ligji nuk vlen për mikun e Viktor Orbanit, ish-kryeministrin maqedonas në kërkim ndërkombëtar, Nikola Gruevski.


Ai është i dënuar, nuk ka dokumente dhe kërkohet në vendlindje, sepse e ka mashtruar shtetin duke i marrë shumë para. Ai është kreu i një klani kriminelësh dhe me gjasë duhet të ketë në zotërim disa telefona smartphone. Ai ka shkuar ilegalisht në Budapest dhe ka kërkuar azil, për t’i ikur një dënimi prej dy vjetësh në vendin e tij.

Viktor Orban e pranon krahëhapur këtë refugjat kriminel. Sepse bëhet fjalë për mikun e tij dhe shokun e idealit, Nikola Gruevski që 10 vjet drejtoi fatet e Maqedonisë, si kryeministër.

Orbani thotë, ai nuk do refugjatë, që nuk përshtaten me kulturën hungareze. Por Nikola Gruevski i shkon shumë për shtat kulturës së Orbanit. Të dy janë autokratë, që brenda pak vitesh i kanë shkatërruar strukturat demokratike, të drejtat qytetare dhe lirinë e shtypit në vendet e tyre. Të dy janë të korruptuar, dhe i kanë bërë shumë të pasur disa miq apo anëtarë të klaneve të tyre. E të dy luftojnë kundër ardhjes së refugjatëve dhe punojnë me teori komplotiste.

Bagazhi që Gruevski mori me vete në Hungari…

Në vitin 2014 ishte Gruevski ai që luftoi, që Maqedonia të shpallej “vend i sigurtë origjine”, po duket se tani ai vetë nuk e po quan vend të sigurtë. Ishte po ai që në marsin e vitit 2016 mbylli kufirin me Greqinë duke e mbyllur kështu edhe itinerarin e Ballkanit. Për këtë atij i shtrohej qilimi i kuq nga konservatorët e populistët e djathtë në Europë. Kancelari austriak, Sebastian Kurz fluturoi madje në Shkup për të bërë fushatë për të. Në një kohë që lista e akuzave kundër Gruevskit ishte e gjatë. Ai lejoi përgjimet ilegale të dhjetëra mijëra qytetarëve, burgosi gazetarët kritikë, u përpoq të fshihte vdekjen e një të riu, që u eliminua nga forcat e sigurisë, dhe madje edhe për vetë marrëdhëniet “ballkaneze” ishte shumë i korruptuar.

Viktor Orban nuk e vret shumë mendjen për këtë – përkundrazi. Në maj mediat e afërta me Orbanin blenë disa mediat maqedonase, që atëherë u bien daulleve për Gruevskin. Njeriu që mbylli itinerarin e Ballkanit është vetë një migrant ilegal. Pasaporta e tij u konfiskua nga autorietetet maqedonase për shkak të rrezikut të arratisë, prandaj atij iu desh të kontrabandohej me disa automjete diplomatike hungareze nëpër disa kufij. Ligjet që bëjnë populistët e djathtë me sa duket nuk vlejnë për vetë ata.

A mund t’i ndodhte kjo Nikola Gruevskit?

Sepse nëse Nikola Gruevski do të ishte vetë një refugjat normal, nuk kishte pse të hynte në Hungari. Ai duhet të priste në qendrën e tranzitit në kufirin serb derisa të vendosej për kërkesën e tij. Kërkesa do të refuzohej, sepse ai nuk mund të paraqiste një pasaportë të vlefshme udhëtimi. Ndoshta Gruevski do të ishte përpjekur në një rast të tillë të udhëtonte ilegalisht përmes Bosnjes deri në kufirin kroat. Por atje ai do të ngrinte nga të ftohtit në çadrat e improvizuara dhe do të ishte i varur nga aktivistët që ndihmojnë refugjatët, të cilët ai dhe miqtë e tij populistë i kanë kriminalizuar dhe i kanë ndjekur penalisht.

Ndërkohë që në përpjekjen për të kaluar kufirin kroat, mund të kishte ndodhur që policët kroatë t’i kishin thyer ndonjë këmbë, ose mund ta kishin qëlluar, si më 31 Maj, kur u qëllua me armë ndaj një autobusi duke u plagosur dy fëmijë.

Por sigurisht të gjitha këto nuk do t’i ndodhnin, Nikola Gruevskit, sepse ai nuk është refugjat lufte, por një kriminel me influencë. Një autokrat i korruptuar, që ka vjedhur popullin e tij dhe që tani i trembet burgosjes.

Një shaka?

Nikola Gruevski madje ka futur në politikë teorinë më të dashur komplotiste të Viktor Orbanit, ajo që miliarderi hebre, George Soros në prapaskenë lëviz fijet, që të islamizojë Europën përmes emigrantëve. Orbani e bëri të tijën këtë narrativë dhe si temë kryesore të fushatës së fundit elektorale. Pra burri i dikurshëm i fortë i Maqedonisë, ka dëmtuar keqazi jo vetëm vendin e tij, por ka futur në sallonet e politikës një teori antisemitiste komplotiste. Prandaj mund të paramendohet se trajtimi i kërkesës për azil mund t’i sjellë favore…

Mendoni se kjo është shaka? Jo nuk është. Kur një zëdhënës i partisë hungareze, Fidesz u pyet për Gruevskin, ai tha “Hungaria u ofron të gjithë të përndjekurve mbrojtje, dhe Nikola Gruevski kërcënohet nga qeveria maqedonase, që ndodhet nën influencën e George Sorosit.”

Rasti Gruevski hedh dritë mbi një problem bazë të demokracive në Europën Lindore. Pushtetmbajtësit në Hungari, Rumani, Bullgari, Serbi, Mal të Zi e vende të tjera janë të korruptuar e duhet të llogarisin një ditë që edhe mund të burgosen, nëse pushteti i tyre merr fund. Prandaj ata janë të gatshëm të bëjnë gjithçka, që të mbajnë postet e tyre, pa e çarë kokën për shtetin ligjor e demokracinë. Viktor Orban dhe Nikola Gruevski janë të dy tipi i këtij politikani dhe prandaj është logjike që njëri i hap krahët tjetrit, edhe kur nuk është ndonjë mik i madh i refugjatëve.

Krsto Lazarević ka lindur në Bosnjë -Hercegovinë dhe si fëmijë ka ardhur refugjat në Gjermani bashkë me familjen. Sot ai jeton në Berlin, punon si gazetar dhe publicist dhe shkruan për media të ndryshme në gjuhën gjermane.

Marrë nga DW

 

Etiketa: hungariamiku i orbannuk njeh ligjet


Ju sugjerojmë

Integrimi/ Rama intervistohet nga ambasadori italian në Berlin: Duhet më pak pengesa
Aktualitet

Rama reagon për ngjarjen e rëndë në Maliq: Ndëshkim maksimal

4 Qershor, 2026 10:06 am
Vrau policin, autori i kishte ikur 4 herë RENEA-s
Kronikë

Vrau policin, autori i kishte ikur 4 herë RENEA-s

4 Qershor, 2026 9:26 am
Dhunuan 39-vjeçarin, policia nis hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve
Kronikë

Vrasja e efektivit të policisë në Maliq dhe plagosja e një tjetri, reagon policia

4 Qershor, 2026 9:11 am
Sot konkursi për Drejtorin e Policisë së Shtetit, 14 kandidatët në garë
Kronikë

Maliq/ Vritet një efektiv policie gjatë operacionit, plagoset një tjetër

4 Qershor, 2026 8:29 am
6 interpelanca sot në Kuvend, opozita kërkon sqarime nga kryeministri Rama
Kryesore

6 interpelanca sot në Kuvend, opozita kërkon sqarime nga kryeministri Rama

4 Qershor, 2026 8:27 am
Rama në CNN: Zvërneci nuk ka projekt, po punojnë 5 nga arkitektët më të mirë në botë
Aktualitet

Rama në CNN: Zvërneci nuk ka projekt, po punojnë 5 nga arkitektët më të mirë në botë

3 Qershor, 2026 10:40 pm
Mbyllet me humbjen e kuq e zinjve përballja me Izraelin
Kryesore

Mbyllet me humbjen e kuq e zinjve përballja me Izraelin

3 Qershor, 2026 10:28 pm
Ndalim i projektit dhe dorëheqje e Ramës, protesta rikthehet nesër
Aktualitet

Ndalim i projektit dhe dorëheqje e Ramës, protesta rikthehet nesër

3 Qershor, 2026 8:52 pm
Tragjedia me dy të mbytur në Shëngjin, reagon policia e Lezhës
Kryesore

Tragjedia me dy të mbytur në Shëngjin, reagon policia e Lezhës

3 Qershor, 2026 6:18 pm
Shëngjin, 4 të rinj merren nga dallgët, dyshohet për viktima
Kronikë

Shëngjin, 4 të rinj merren nga dallgët, dyshohet për viktima

3 Qershor, 2026 5:23 pm
Para
Detaje të reja nga operacioni që po zhvillohet në Elbasan

Detaje të reja nga operacioni që po zhvillohet në Elbasan

Nafta bie në bursë, por në Shqipëri rritet

Nafta bie në bursë, por në Shqipëri rritet

Rama:  I sulmuar nga dy palë qirie Kadrinj që s’i duhen dreqit

Unaza e Re, Rama: Ku e dëgjuat gjuhën kundër shpellarëve
















TE FUNDIT

Rama reagon për ngjarjen e rëndë në Maliq: Ndëshkim maksimal

Integrimi/ Rama intervistohet nga ambasadori italian në Berlin: Duhet më pak pengesa
4 Qershor, 2026

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në platformën “X” pas vrasjes së një polici dhe plagosjes së një tjetër efektivi gjatë...

Lexo më shumë

Izraeli dhe Libani bien dakord për armëpushim

Izraeli dhe Libani bien dakord për armëpushim
4 Qershor, 2026

Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord për “zbatimin e një armëpushimi”, por kjo varet nga “një ndërprerje e plotë” e...

Lexo më shumë

Vrau policin, autori i kishte ikur 4 herë RENEA-s

Vrau policin, autori i kishte ikur 4 herë RENEA-s
4 Qershor, 2026

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku humbi jetën një efektiv policie dhe...

Lexo më shumë

Vrasja e efektivit të policisë në Maliq dhe plagosja e një tjetri, reagon policia

Dhunuan 39-vjeçarin, policia nis hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve
4 Qershor, 2026

Korçë/Informacion paraprak Humbet jetën në krye të detyrës, 1 punonjës policie, si dhe plagoset një tjetër punonjës policie,  nga sulmi...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}