Hungaria nuk do të vërë veton ndaj sanksioneve të Bashkimit Evropian kundër Rusisë, lidhur me pushtimin që Rusia po bën në Ukrainë.
Në një intervistë në median mandiner.hu, Orban tha: Sa i përket sanksioneve, ne nuk do të vëmë veton.”
Orban shtoi se lidhjet e Hungarisë me Rusinë kanë qenë “të balancuara dhe të drejta” deri në një të kaluar shumë të afërt, por lufta ka krijuar një situatë të re.
Ai shtoi megjithatë se nuk kishte asnjë arsye për të ndërprerë lidhjet energjetike me Moskën.
Nëse do të hiqnim bashkëpunimin energjetik me rusët, kostot e përgjithshme të të gjitha familjeve hungareze do të trefishoheshin në një muaj të vetëm. Prandaj nuk e mbështes këtë lëvizje, le të mos paguajnë familjet hungareze çmimin e luftës.”/Opinion.al