Hungaria do të mbyllë kufijtë e saj për të huajt nga 1 shtatori për të frenuar rritjen e infeksioneve dhe hungarezët që kthehen nga jashtë do të duhet të karantinohen, tha shefi i kabinetit të kryeministrit Viktor Orbán.
Gergely Gulyás tha se qytetarët hungarezë mund të dalin nga karantina 14-ditore vetëm nëse sigurojnë dy teste negative për Covid.
Përjashtimet nga ndalimi i hyrjes për të huajt do të zbatohen për mjetet ushtarake dhe për tranzitin humanitar, si dhe udhëtimet e biznesit ose diplomatike.
Qeveria po shqyrton rregulla të ndryshme se si tifozët mund të lejohen të marrin pjesë në ndeshjen e Superkupës së UEFA-s midis Bajernit të Mynihut dhe Sevijas në Budapest në 24 Shtator, shtoi Gulyás.
“Numri i infeksioneve është rritur … dhe shumica e tyre burojnë nga jashtë,” tha Gulyas në një konferencë për shtyp. Ai tha se kufizimet ishin të nevojshme për të lejuar që viti shkollor të fillojë javën e ardhshme, dhe të mbrojë njerëzit, si dhe ekonominë.
Të Premten, Hungaria regjistroi 132 raste të reja, numri më i lartë ditor që nga kulmi i pandemisë. Hungaria ka pasur gjithsej 5,511 raste dhe 614 vdekje.
Kryeministri Orbán përballet me një nga sfidat më të mëdha të qeverisjes së tij ndërsa ekonomia hungareze u zhyt me 13.6% rënie vjetore në tremujorin e dytë. Hungaria lehtësoi masat e bllokimit në maj.
“Ne nuk do të dëshironim të rivendosim masat e bllokimit,” tha Gulyas. /Opinion.al