Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Hungaria i jep azil politik Gruevskit. Ja çfarë shkruan ish-kryeministri

2018/11/21 at 8:29 AM
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Ja si u arratis Gruevski, mediat malazeze publikojnë pamjet

“Republika e Hungarisë, si vend anëtar i BE-së dhe NATO-së, i është përgjigjur pozitivisht kërkesës sime të parashtruar më parë me kërkesën për status politik për shkak të ndjekjes politike në Maqedoni. Në kërkesën për azil politik kanë theksuar se të njëjtën gjë e kërkoj për shkak të përndjekjes politike nga qeveria e re e udhëhequr nga partia LSDM. Unë nuk kam ikur nga drejtësia, por duke shfrytëzuar metoda të tjera demokratike ndërkombëtare vazhdoj të kërkoj drejtësinë për mua dhe të gjitha viktimat e tjera të ndjekjes politike në Maqedoni”, ka shkruar Nikola Gruevski.


Gruevski thotë se jeta e tij ka qenë në rrezik, kurse disa herë në shkrimin e tij potencon që ka pasur informacione se dikush ka përgatitur vrasjen e tij në burg. Ai thotë se ka vendosur me metoda të tjera të vazhdojë luftën e tij kundër kësaj qeverisje, i pëlqen ose jo dikujt. Ai ka akuzuar qeverinë për siç ka thënë, kaos, politizim të gjyqësorit, rrënimin e shtetit juridik, rrezikimin e interesave kombëtare dhe shtetërore.

Qeveria e Shkupit kërkon ekstradimin e Gruevskit

I menjëhershëm ka qenë reagimi i qeverisë së Shkupit, nga ku kanë hedhur poshtë pretendimet e Gruevskit për rrezikimin e sigurisë së tij dhe për proces të padrejtë gjyqësor ndaj tij.

“Nikolla Gruevski është i gjykuar me vendim të plotfuqishëm në një proces publik dhe transparent, njëkohësisht kundër tij zhvillohen disa procese gjyqësore, hetime dhe një procedurë parahetimore. I dënuari Nikolla Gruevski ka qenë nën mbrojtje policore sipas të drejtave që i takonin si ish- kryeministër dhe ndaj tij në asnjë rast nuk janë paraqitur kërcënime për jetën. Kundër Nikolla Gruevskit kurrë nuk është zhvilluar asnjë përndjekje politike dhe asnjë institucion qeveritar nuk e ka kërcënuar me jetë. Nga këtu konstatojmë se qëllimi i vetëm i Gruevskit ka qenë ikja nga drejtësia”, thonë nga qeveria.

Kërkesa për ekstradim mbështetet në vendimin e Gjykatës Penale të Shkupit, e cila e ka dënuar Gruevskin me dy vjet burgim, për shpërdorim të detyrës zyrtare, por edhe për katër procese tjera gjyqësore që po zhvillohen kundër tij. “Republika e Maqedonisë kërkon që personi, Nikolla Gruevski të ekstradohet dhe duke marrë parasysh seriozitetin e veprave penale, kërkojmë që i njëjti të ndalohet dhe të mbahet në paraburgim për faktin se kundër të njëjtit është shpallur edhe fletarrest ndërkombëtar”, është në njoftimin e Ministrisë së Drejtësisë, duke hedhur poshtë pretendimet e ish-kryeministrit Gruevski se ndaj tij ka pasur kërcënime për jetë.

Etiketa: azilgruevskihungari


Ju sugjerojmë

Shtëpia e Fëmijëve dhe kompleksin e Inspektorateve,Rama: U japim rrugë dy drejtimeve
Aktualitet

Shtëpia e Fëmijëve dhe kompleksin e Inspektorateve,Rama: U japim rrugë dy drejtimeve

29 Janar, 2026 10:56 am
Ministria e Mbrojtjes: Mbi 345 milionë lekë për të dëmtuarit nga zjarret e verës
Aktualitet

Ministria e Mbrojtjes: Mbi 345 milionë lekë për të dëmtuarit nga zjarret e verës

29 Janar, 2026 9:25 am
Gjykata Kushtetuese rrëzon padinë e ish-ministrit, Ilir Beqaj mbetet në burg
Aktualitet

Gjykata Kushtetuese rrëzon padinë e ish-ministrit, Ilir Beqaj mbetet në burg

28 Janar, 2026 10:28 pm
Burg për parkimin dysh, Braçe nxjerr pamjet e “shkelësit”, është një makinë policie
Aktualitet

Burg për parkimin dysh, Braçe nxjerr pamjet e “shkelësit”, është një makinë policie

28 Janar, 2026 3:11 pm
Meta për vrasjen e Azem Hajdarit: Më bënë presion të mos hetoja ngjarjen
Aktualitet

Meta për vrasjen e Azem Hajdarit: Më bënë presion të mos hetoja ngjarjen

28 Janar, 2026 2:33 pm
Meta tregon bisedën me Dritan Priftin para 21 Janarit: Më tha kam përgjimet…
Aktualitet

Meta tregon bisedën me Dritan Priftin para 21 Janarit: Më tha kam përgjimet…

28 Janar, 2026 1:33 pm
Gent Gazheli largohet nga Doganat, ja kush e zëvendëson
Aktualitet

Gent Gazheli largohet nga Doganat, ja kush e zëvendëson

28 Janar, 2026 1:22 pm
Mungesa e Veliajt në bashkinë e Tiranës, Demo: Ndikon shumë, duhet lidership politik
Aktualitet

Mungesa e Veliajt në bashkinë e Tiranës, Demo: Ndikon shumë, duhet lidership politik

28 Janar, 2026 1:20 pm
Aksidenti me 7 viktima në Rumani, ky është i riu shqiptar që humbi jetën
Aktualitet

Aksidenti me 7 viktima në Rumani, ky është i riu shqiptar që humbi jetën

28 Janar, 2026 1:09 pm
Zhvendosja në Tiranë e Kadastrës së Vlorës, ASHK: Shërbimet ofrohen elektronikisht
Aktualitet

Zhvendosja në Tiranë e Kadastrës së Vlorës, ASHK: Shërbimet ofrohen elektronikisht

28 Janar, 2026 12:23 pm
Para
Ja cilat janë shenjat më të iniciatore e të guximshme të horoskopit

Horoskopi nga Paolo Fox/ E mërkurë, 21 Nëntor 2018

BMW përfshihet nga flakët në Llogara

Elbasan, digjet makina e parkuar në lagjen Partizani. Ja kujt i përket

Historia e trishtë e Klajdit, mbeti në karrocë nga temperatura e lartë

Historia e trishtë e Klajdit, mbeti në karrocë nga temperatura e lartë
















TE FUNDIT

Bashkëpunimi me PD, Shehaj: Nuk më kanë votuar të ulem me partitë e vjetra

Bashkëpunimi me PD, Shehaj: Nuk më kanë votuar të ulem me partitë e vjetra
29 Janar, 2026

“Nuk më kanë votuar të ulem me partitë e vjetra”, kështu ka deklaruar mbrëmjen e sotme kreu i partisë Mundësia Agron Shehaj,...

Lexo më shumë

Bashkimi i opozitës kundër qeverisë “Rama”, Boçi: PD e ka bërë lëshimin e parë

Bashkimi i opozitës kundër qeverisë “Rama”, Boçi: PD e ka bërë lëshimin e parë
29 Janar, 2026

Deputeti i PD, Luçiano Boçi, theksoi se selia blu është e hapur për të bashkëpunuar me çdo parti opozitare që...

Lexo më shumë

Bashkimi i opozitës, Shehi: Nëse na thonë ec te oborri jonë se kemi gjelin, s’vlen

Bashkimi i opozitës, Shehi: Nëse na thonë ec te oborri jonë se kemi gjelin, s’vlen
29 Janar, 2026

Cilat janë pikat që bashkon opozitën kundër mazhorancës pavarëissht ndryshimeve? Pikërisht për këtë temë po diskutohet në studion e emisionit...

Lexo më shumë

Adriatik Lapaj thirrje për një Aleancë të Madhe Popullore kundër Ramës

Adriatik Lapaj thirrje për një Aleancë të Madhe Popullore kundër Ramës
29 Janar, 2026

Adriatik Lapaj, kreu i Lëvizjes Shqipëria Bëhet, ndërsa ishte i ftuar mbrëmjen e kësaj të enjteje në studion e emisionit “Opinion”,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com