Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Hungaria dhe Polonia bllokojnë miratimin e buxhetit të BE

2020/11/16 at 7:17 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Hungaria dhe Polonia bllokojnë miratimin e buxhetit të BE

Hungaria dhe Polonia kanë bllokuar miratimin e buxhetit të BE për një klauzolë që lidh fondet e BE me respektimin e shtetit ligjor.


Paketa financiare përfshin një fond 750 miliardë euro për rikuperimin nga kriza koronavirusit.

Ambasadorët e 27 vendeve anëtare që u takuan në Bruksel nuk ishin në gjendje të miratonin buxhetin sepse të dy vendet vunë veton e tyre.

Shtetet e BE kishin rënë dakord për buxhetin prej 1.1 trilion euro për 2021-2027 dhe paketën e stimulit të koronavirusit pas një samiti katër-ditor në korrik ku ambasadorët kishin votuar edhe klauzolën që kushtëzonte përfitimin e fondeve të BE me respektimin e shtetit ligjor, sepse kërkonte vetëm një shumicë të kualifikuar.

Por buxheti dhe paketa e rikuperimit kishin nevojë për mbështetje unanime.

“Ne nuk mund ta mbështesim planin në formën e tij aktuale për të lidhur kriteret e sundimit të ligjit me vendimet e buxhetit,” tha Zoltan Kovacs, një zëdhënës i Kryeministrit Hungarez Viktor Orban.

Kryeministri polak Mateusz Morawiecki kërcënoi me veto javën e kaluar. Të hënën, Ministri polak i Drejtësisë Zbigniew Ziobro tha se çështja e sundimit të ligjit ishte “vetëm një pretekst”.

“Është me të vërtetë një skllavëri institucionale, politike, një kufizim radikal i sovranitetit,” tha ai.

Por kancelari austriak Sebastian Kurz, duke folur në një konferencë menjëherë pasi u bllokua buxheti, tha se “mbështetja e parimeve të sundimit të ligjit është një domosdoshmëri absolute” sepse shumat që u shpërndaheshin nga BE për vendet anëtare ishin shumë të mëdha.

Ambasadori gjerman Michael Clauss, i cili kryesoi takimin, paralajmëroi se BE do të përballej “me një krizë serioze” nëse paketa financiare nuk miratohej shpejt.

Hungaria dhe Polonia janë kritikuar për shkeljen e standardeve demokratike të parashikuara në traktatin themelues të BE. BE aktualisht po heton të dy vendet për minimin e pavarësisë së gjykatave, mediave dhe organizatave joqeveritare. Klauzola kërcënon t’u kushtojë atyre miliarda euro në fondet e BE-së.

Në një mesazh në Twitter, Johannes Hahn, Komisioneri i BE për Buxhet dhe Administratë, tha se ai ishte “i zhgënjyer” nga vetoja.

Ai u kërkoi vendeve anëtare të “marrin përsipër përgjegjësinë politike dhe të ndërmarrin hapat e nevojshëm për të finalizuar të gjithë paketën”.

“Kjo nuk ka të bëjë me ideologji por me ndihmë për qytetarët tanë në krizën më të rëndë që nga Lufta e Dytë Botërore,” shtoi ai.

Ngecja do të debatohet nga ministrat e çështjeve evropiane të BE të martën dhe nga udhëheqësit e BE në një video-konferencë të enjten. Sidoqoftë, zyrtarët thonë se një zgjidhje mund të kërkojë më shumë kohë. /Opinion.al



Ju sugjerojmë

15 vite nga 21 Janari, 4 protestues u vranë para Kryeministrisë
Aktualitet

15 vite nga 21 Janari, 4 protestues u vranë para Kryeministrisë

21 Janar, 2026 8:37 am
Parashikimi i motit, 22 gusht 2025
Kryesore

Parashikimi i motit, 21 janar 2026

21 Janar, 2026 8:34 am
Horoskopi, 22 nëntor 2023
Kryesore

Horoskopi, 21 janar 2026

21 Janar, 2026 8:34 am
Dosja Epstein/ Trump: Firmosa projektligjin, do zbulohen lidhjet me demokratët
Bota

Trump: Bordi i Paqes mund të zëvendësojë Kombet e Bashkuara

20 Janar, 2026 9:46 pm
Kurti në Davos: Serbia të heqë dorë nga çdo ëndërr për kthim në Kosovë
Rajoni

Kurti në Davos: Serbia të heqë dorë nga çdo ëndërr për kthim në Kosovë

20 Janar, 2026 8:53 pm
PS kundër dy komisioneve hetimore, PD mbledh nesër Grupin Parlamentar
Aktualitet

PD shkresë KLGJ dhe ILD: Irena Gjoka nuk mund të vazhdojë të qëndrojë në detyrë

20 Janar, 2026 8:43 pm
Berisha “foltore” në Tiranë: Diktaturat si kjo e Ramës zgjedhjet i kanë farsë
Kryesore

Berisha “foltore” në Tiranë: Diktaturat si kjo e Ramës zgjedhjet i kanë farsë

20 Janar, 2026 7:58 pm
Përplasja e trenave në Spanjë, rritet numri i viktimave
Bota

Përplasja e trenave në Spanjë, rritet numri i viktimave

20 Janar, 2026 7:54 pm
Balla takim me Gonzaton: Reforma zgjedhore dhe territoriale, kyçe për integrimin
Politikë

Balla takim me Gonzaton: Reforma zgjedhore dhe territoriale, kyçe për integrimin

20 Janar, 2026 7:03 pm
Bilanci i Trump, një vit nga betimi si President i 47 i SHBA
Bota

Bilanci i Trump, një vit nga betimi si President i 47 i SHBA

20 Janar, 2026 5:14 pm
Para
PD: Lulzim Basha nuk ka marrë pjesë në asnjë proces ndaj anëtarëve të UÇK

PD: Lulzim Basha nuk ka marrë pjesë në asnjë proces ndaj anëtarëve të UÇK

Merr flakë banesa në Sarandë, humb jetën 54-vjeçari (Emri)

Merr flakë banesa në Sarandë, humb jetën 54-vjeçari (Emri)

Akuzohet se përdhunoi të miturën, gjykata liron nga burgu Bajram Tushën

Akuzohet se përdhunoi të miturën, gjykata liron nga burgu Bajram Tushën
















TE FUNDIT

15 vite nga 21 Janari, 4 protestues u vranë para Kryeministrisë

15 vite nga 21 Janari, 4 protestues u vranë para Kryeministrisë
21 Janar, 2026

Kjo e mërkurë shënon 15 vite nga protesta e 21 Janarit në bulevardin “Dëshmorë e Kombit” në Tiranë, ku mbetën...

Lexo më shumë

Parashikimi i motit, 21 janar 2026

Parashikimi i motit, 22 gusht 2025
21 Janar, 2026

Për ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri...

Lexo më shumë

Horoskopi, 21 janar 2026

Horoskopi, 22 nëntor 2023
21 Janar, 2026

Dashi Pritet që partneri t’iu kushtojë më shume vëmendje gjatë kësaj dite juve që jeni në një lidhje. Do kaloni...

Lexo më shumë

Trump: Bordi i Paqes mund të zëvendësojë Kombet e Bashkuara

Dosja Epstein/ Trump: Firmosa projektligjin, do zbulohen lidhjet me demokratët
20 Janar, 2026

Presidenti Donald Trump tha se Bordi i Paqes, i formuar për administrimin e Gazës, mund të zëvendësojë Kombet e Bashkuara. Trump...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com