Zëvendëskomandanti i ushtrisë së 8-të të forcave të armatosura ruse, Vladimir Petrovich Frolov, ka vdekur në luftën në Ukrainë.
Lajmi u konfirmua nga guvernatori i Shën Petersburgut, Alexander Beglov.
Beglov tha: “Vladimir Petrovich Frolov vdiq heroikisht në betejë me nacionalistët ukrainas”.
Më tej ai tha se Frolov “sakrifikoi jetën e tij që fëmijët, gratë dhe të moshuarit në Donbas të mos dëgjonin më shpërthime bombash.
Por shumica e bombardimeve që po ndodhin në Ukrainë po kryhen nga Rusia. Gjatë gjithë luftës, disa gjeneralë rusë dhe personel ushtarak të rangut të lartë janë raportuar të vdekur.
Është e pazakontë që oficerë të tillë të rangut të lartë të vënë veten në rrezik duke iu afruar fushës së betejës dhe burimet perëndimore besojnë se ata e kanë bërë këtë për të marrë njëfarë kontrolli mbi operacionet që, në disa zona, kanë ngecur keq./Opinion.al