Kryetari i PD-së, Lulzim Basha në një prononcim për gazetarët, në nisje të seancës së sotme parlamentare ka deklaruar se në PD ka nisur një reflektim i thellë pas 6 Marsit.
Ai tha se për humbjen në zgjedhjet e pjesshme vendore do të mbajnë përgjegjësi të gjithë, duke nisur nga vetë ai i pari.
“Kemi filluar diskutimet për një reflektim të thellë pas 6 Marsit. Mblodhëm kolegjin e kryetarëve do të mbledhim edhe kryesinë. Të gjithë do të marrim përgjegjësitë duke filluar nga unë i pari. Jemi në një proces që nisi pas 6 Marsit dhe do të vijojë në ditët në vijim”, tha Basha./Opinion.al