Humbja e thellë me rezultatin 8-2 ndaj Bayern Munchen ka tronditur shumë nga lojtarët protagonistë të kësaj disfate te Barcelona.
Mbrojtësi, Gerhard Pique, shprehet se ekipi ka prekur fundit dhe se është i gatshëm të largohet për t’i hapur rrugë të rinjve.
“Klubi ka nevojë për ndryshime, e kemi prekur fundin. Nëse klubi ka nevojë të sjellë gjak të ri, unë jam i parë që pranoj të largohem Është një ndeshje e tmerrshme, është e turpshme.
Në Evropë nuk mund të paraqitemi kështu, nuk është as hera e parë që ndodh diçka e tillë, shpresoj të shërbejë për diçka”, u shpreh Pique, në një deklaratë të shkurtër për shtyp./Opinion.al