Sport

Humbja ndaj Ajaksit “trondit” financat e Juventusit, minus 24% në bursë


               Publikuar në : 11:07 - 17/04/19 |
b.f

Humbja e mbrëmshme ndaj Ajaksit, ka dhënë rezultate të menjëhershme edhe në financat e Juventusit. Kuotat e klubit italian në bursë kanë rënë me 24% brenda pak çastesh nga përfundimi i ndeshjes, ndërsa gjatë ditës së sotme kanë shkuar në minus 19%. Nga ana tjetër, aksionet e holandezëve janë rritur me 10% në bursën e Amsterdamit.

Me eliminimin nga Champions League, Juventusi ka dështuar edhe në arritjen e objektivit për arkëtimin e 100 milionë eurove nga ky kompeticion. Klubi torinez është ndalur në kuotën e 94,1 milionë eurove, por pa llogaritur të ardhurat nga biletat që vetëm në ndeshjen e djeshme kapën shifrën e 5 milionë euro./Opinion.al

Pas