Pas humbjes suprizuese me Pogradecin e cila konsiderohet zhgënjyese për objektivin superligë Flamurtari shkarkon trajnerin Italian
Ekipi i Futbollit Flamurtari ka shkarkuar trajnerin italian pak minuta më parë, pas humbjes surprizuese të vlonjatëve përballë skuadrës së Pogradecit.
Ka qenë vetë klubi i Flamurtarit që ka ndarë lajmin përmes një postimi në rrjetet sociale, ku shkruan se Andrea Agostinelli nuk do të jetë më trajner.
Klubi i Futbollit të Flamurtarit, pavarësisht shkarkimit, ka falënderuar tranjerin Andrea Agostinelli dhe stafin për punën deri më tani.
Njoftimi i klubit Flamurtari F.C:
Zyrtare !
Andrea Agostinelli nuk do të jetë më trajner i Flamurtari Football Club.
Flamurtari F.C dhe tranjeri kane shkëputur bashkëpunimin me marrëveshjen.
Falenderojmë tranjerin Andrea Agostinelli dhe stafin per punen e perkushtuar deri tani.