Humbja me Anglinë, Silvinjo: Goli i dytë mbylli ndeshjen

Trajneri i Shqipërisë, Silvinjo analizoi për TV Klan humbjen 2-0 ndaj Anglisë. Tekniku kuqezi deklaroi se goli i dytë i vendasve e mbylli ndeshjen, ndërsa shtoi se në mbrojtje si ajo e Anglisë është e vështirë për të depërtuar.

Sipas tij, gjëja pozitive që mund të marrë nga kjo ndeshje është shpirti dhe zemra e dhënë në fushë.

“Kjo është një fushë e vështirë. Goli i dytë e mbylli ndeshjen. Jemi të zhgënjyer, por dua t’i bëj komplimente lojtarëve. E kishim përgatitur kështu ndeshjen. Uzuni është i shpejtë dhe luan në mbrojtje. Në pjesën e dytë provuam edhe me Brojën. Ndaj lojtarëve të Anglisë që janë të mëdhenj, është e vështirë që të depërtosh në mbrojtje.

Shpirti shqiptar, me zemër në fushë, është gjëja pozitive nga kjo ndeshje. Në ndeshjet e tjera duhet të jemi në lojë deri në minutën e 70-të.

Duhet të flasim me mjekët për Strakoshën. Edhe Laçi ka marrë një goditje dhe është koha për të shikuar gjendjen e lojtarëve”, deklaroi Silvinjo.

Shqipëria do të luajë sfidën e radhës ndaj Andorrës në Tiranë, të Hënën e 24 Marsit. /tvklan.al




Ju sugjerojmë














TE FUNDIT