-U tha në Opinion

Humbja e zgjedhjeve, Shehaj: Lidershipi ka përgjegjësi për rezultatin


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:18 - 10/06/21 |
el ida

Kandidat për kryetar i PD në zgjedhjet e 13 Qershorit, Agron Shehaj tha në studion e emisionit “Opinion” se PD do t’i pranojë mandatet dhe do të hyjë në parlament, pavarësisht se kush do të jetë kryetari i saj.

Ndër të tjera, Shehaj tha se derisa PD nuk ëhstë në pushtet ajo i ka humbur zgjedhjet dhe se lidershipi ka përgjegjësi për rezultatin.

Pjesë nga biseda në studio:

Fevziu: I ka humbur apo jo PD zgjedhjet?

Shehaj: Unë nuk di që PD të jetë në pushtet. Nëse PD është në opozitë, për mua nuk është fitore. Unë mendoj që nëse PD nuk është në pushtet, kjo është një humbje. Ne kemi një problem të madh me të vërtetën, nëse nuk themi të vërtetën nuk mund të fitojmë zgjedhjet e ardhshme. E rëndësishme është do futemi ose jo në parlament. Unë mendoj që PD duhet t’i pranojë mandatet dhe do t’i pranojë pavarësisht se kush do jetë kryetari i ardhshëhm. Janë lojëra fjalësh…

Fevziu: Është përgjegjësia e Bashës?

Shehaj: Unë mendoj se lidershipi ka përgjegjësi për rezultatin, meritën nëse fiton dhe përgjegjësi nëse humbet. Unë besoj që PD fiton ose humbet në bazë të besimit që kanë shqiptarët tek kandidati për Kryeministër./Opinion.al

Pas