Lufta në Siri ka dëshmuar kufizimet e sistemit vestfalian, por mbetet ende rregullorja më e mirë që kemi
Nga Peter HSRRIS
Sipas urtësisë konvencionale, shtetet në shekullin XXI-të banojnë në një rend botëror krejtësisht liberal. Dhe ndërsa rendi aktual ndërkombëtar, ka me siguri të pakënaqurit e vet, shumica në Perëndim pëlqejnë të besojnë se pjesa dërrmuese e botës i pranon parimet liberale, si mënyra më e dëshirueshme e organizimit të çështjeve ndërkombëtare.
Por ngjarjet aktuale, theksojnë shkallën në të cilën kjo urtësi konvencionale është një mendim i dëshiruar:rendi ndërkombëtar nuk ka qenë arena e një dakordësie të plotë, por përkundrazi e kontestimit të fuqishëm politik, dhe mbijetesa e karakterit të tij liberal, vështirë se mund të merret si diçka vetiu e mirëqenë.
Evropa dhe Shtetet e Bashkuara, janë arkitektët dhe administruesit e rregullave, normave dhe institucionet, që së bashku përbëjnë atë që njihet zakonisht si rendi liberal ndërkombëtar. Projekti i ndërtimit të këtij rendi liberal, mund të thuhet se ka filluar gjatë epokës së “Pax Britannica”-s, kur fuqitë e mëdha, perandoritë evropiane plus Shtetet e Bashkuara, Japonia dhenë një masë më të vogël Otomanët – gradualisht filluan të vendosnin disa praktika zanonore në aspektet e marrëdhënieve me njëri-tjetrin.
Rritja e tregtisë së lirë, një korpus i zgjeruar të së drejtës ndërkombëtare publike, përdorimi i arbitrazhit si një mekanizëm për zgjidhjen e kontesteve ndërshtetërore, institucionet e formalizuara dhe marrëveshjet për rregullimin e tregtisë, rrjetet e komunikimit dhe procesi i kolonizimit, të gjitha këto zhvillime ndërkombëtare mund të konsideroheshin si mikrobet e rendit aktual liberal.
Nën udhëheqjen amerikane të shekullin XX-të, ky rend embrional liberal përjetoi të paktën tri faza të dallueshme të një zgjerimi kuptimplotë:pas Luftës së Parë Botërore, me krijimin e fatkeqes Lidhjes së Kombeve, si dhe marrëveshjeve të ndryshme mbi kontrollin e armëve; pas Luftës së Dytë Botërore, me themelimin e Kombeve të Bashkuara dhe institucioneve financiare ndërkombëtare të dala nga konferenca e Bretton Ëoods; dhe gjatë viteve ‘70, me përqafimin nga Perëndimi të të drejtave individuale të njeriut, si një gur themeli i bashkësisë ndërkombëtare.
Dhe me shembjen e bllokut sovjetik në fillim të viteve ‘90, ky sistem rregullash dhe organizatash të mbështetura nga SHBA-ja, duket se mbeti model i vetëm për mënyrën se si duhej orientuar në marrëdhëniet ndërmjet shteteve. Momenti njëpolar Amerikës, donte të thoshte se rendi liberal ishte i plotë dhe gjithëpërfshirës -ose së paku kështu dukej.
Por sikurse e ka vënë në dukje Xhon Ajkenberi, rendi aktual botëror është në fakt një bashkim i dy projekteve rend-ndërtuese:përparimet liberale në shekujt XIX-XX, por edhe nismat shumë më të hershme të ndërmarra nga shtetet evropiane në mesin e shekullit XVII-të, veçanërisht në formën e Paqes së Vestfalisë.
Siç mund ta rrëfejë çdo student i marrëdhënieve ndërkombëtare, fuqitë kryesore të Evropës u mblodhën në Vestfali të Gjermanisë në vitin 1648, jo vetëm për t’i dhënë zyrtarisht fund Luftës së Përgjakshme Tridhjetëvjeçare që pati nga të gjitha por më kryesorja e e përçau krishtërimin, por edhe për të vendosur disa rregulla bazë, të cilat do të zvogëlonin gjasat e përplasjeve të ardhshme në përmasa të tilla në kontinent.
Sigurisht, shtetarët e mbledhur nuk patën plotësisht sukses në synimin e dytë:lufta nuk u largua nga trualli Evropian me Traktatet e Mynsterit dhe Osnabrykut, apo edhe dokumente të tjera të nënshkruara më vonë. Por rendi që u ngrit pas Vestfalisë, e formësoi politikën evropiane dhe më vonë botërore në mënyra të rëndësishme dhe afatgjata.
Tre shtyllat qëndrore të sistemit Vestfalian, janë veçanërisht të rëndësishme për t’u përmendur, pasi mbeten edhe sot të rëndësishme, të paktën formalisht:barazi juridike mes shteteve sovrane, pritshmëria që integriteti territorial i shteteve do të respektohet, dhe një marrëveshje e përgjithshme për të mos ndërhyrë në punët e brendshme të të tjerëve.
Të marra së bashku, këto rregulla themelore përbëjnë thelbin e të ashtuquajturit sistem Vestfalian, dhe themelet mbi të cilat janë ndërtuar të gjitha projektet e ardhshme ndërkombëtare të rend-ndërtimit, duke përfshirë edhe rendin ndërkombëtar liberal. Politika ndërkombëtare në shekullin XXI realizohet në këtë mënyrë, sipas dy logjikave të ndryshme: logjikës Vestfaliane, e cila e vë theksin tek autonomia dhe paprekshmëria e shteteve dhe juridiksioneve të tyre përkatëse territoriale; si dhe logjika liberale, e cila insiston mbi çrrënjosjen e dallimit midis njësive përbërëse të sistemit ndërkombëtar.
Një rend i pastër botëror Vestfalian, është tolerant ndaj pluralizmit midis kombeve, por rendi liberal kërkon që shtetet të jenë të bindura ndaj parimeve liberale në politikën e jashtme (dhe gjithashtu edhe në aspekte të rëndësishme të politikës së brendshme). Nuk është çudi, që elementet Vestfalianë të rendit ndërkombëtar, janë sot rregullat më të pranuara gjerësisht në botë.
Pak qeveri, liberale apo të llojeve të tjera, kanë interes tek heqja dorë nga të drejtat e tyre sovrane të pavarësisë, autonomisë dhe paprekshmërinë. Përkundrazi, komponentet liberale të rendit botëror kanë shumë më pak mundësi të pranohen nga qeveritë kombëtare. Tregtia e lirë, qeverisja demokratike, vetëvendosja kombëtare, respektimi i të drejtës ndërkombëtare, respektimi i të drejtave të njeriut – këto gjëra janë larg të qënit universalisht të pranuara, me vetëm një grup shtetesh në mesin e bashkësisë ndërkombëtare, që mbeten të përkushtuara për ruajtjen e tyre.
Ndaj në një nivel bazik, ekzison një e çarë në politikën botërore që bën që disa shtete (Rusia, Kina, shtetet e tjera jo-liberale) ta shohin sistemin Vestfalian si “të tepërt”, kur është fjala për organizimin e politikën ndërkombëtare kundër të tjerëve, që janë angazhuar për mbrojtjen dhe zgjerimin e themeleve liberale Vestfaliane.
Për më tepër, disa prej krizave më të njohura ndërkombëtare sot, mund të konsiderohen si shfaqje të kësaj mosmarrëveshje themelore. Dhe askund kjo nuk është më e qartë sesa në Siri, ku Perëndimi liberal dhe kritikët e tij jo-liberalë konkurrojnë dukshëm, rreth asaj se si të përcaktohet dhe zbatohet rregullorja ndërkombëtare.
Në mënyrë të parashikueshme, Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj fokusohen tek aspektet liberale të rendit botëror, kur artikulojnë argumentet e tyre në lidhje me Sirinë. Perëndimi insiston se Asadi është duke kryer krime lufte kundër popullit të tij, dhe se disa rregulla duhet të zbatohen edhe gjatë zhvillimit të një lufte, në një kohë që faktori ndërkombëtar ka përgjegjësi për të mbrojtur civilët nga dëmtimi dhe nëpërkëmbja e dinjitetit të tyre, dhe se sovraniteti i shtetit nuk mund dhe s’duhet të përdoret si një justifikim për shkaktuar masakra masive.
Rendi Vestfalian nuk do të quhej i tillë, nëse rregullat e saj do të lejonin masakra mbi njerëz të pafajshëm. Megjithatë, Asadi dhe mbështetësit e tij, nuk kanë ndonjë pengesë në hedhjen poshtë të akuzave të tilla. Siria është një shtet sovran, thonë ata, ndaj dhe qeveria e saj ka monopolin e përdorimit legjitim të forcës brenda kufijve të saj. Ushtritë e huaja nuk kanë asnjë arsye të ndërmarrin operacione në Siri pa lejen e Damaskut. Është në dorën e popullit sirian, dhe jo të të huajve, të vendosë mbi formën e qeverisjes e për të zgjedhur drejtuesit e tyre.
Dhe nëse autoritetet kombëtare, lejohen të ruajnë rendin brenda hapësirave të veta sovrane, nuk mund të ketë shpresë për ndonjë paqe kudo në botë. Për shumë njerëz në Perëndim, duket qartë se në cilën anë gjendet e drejta:njerëz të fortë si Asadi dhe Putini, janë qartazi fajtorë për cinizmin e mjerë dhe pragmatizmin e pamëshirshëm. Sundimtarë të tillë, e përdorin fjalorin e rregullave ndërkombëtare, vetëm kur ky i përshtatet; ata shfaqen si ithtarë të kufizimeve të së drejtës ndërkombëtare, sepse janë të dëshpëruar për ndonjë arsyetim që mund t’ua falë ushtrimin brutal të pushtetit prej tyre.
Nëse të njëjtat rregulla pengojnë ambicjen e tyre politike, atëherë me po aq me lehtësi do t’i shkelin të gjitha ato. Cili njeri më mend në kokë do të merrte leksione, mbi sjelljen e duhur ndërkombëtare nga Bashar Al-Asadi, një njeri qeveria e të cilit përdor bombat fuçi për të terrorizuar popullatën civile, apo nga Vladimir Putini, i cili përdori në mënyrë të pacipë termat e vetëvendosjes kombëtare, për të justifikuar pushtimin dhe aneksimin e Krimesë?
Por akuzat e cinizmit dhe hipokrizisë mund të prekin të dyja palët. Është e vërtetë se tek e fundit, lufta është e justifikuar vetëm sipas të drejtës ndërkombëtare, nëse zhvillohet për vetëmbrojtje kombëtare ose nëse autorizohet nga Këshilli i Sigurimit të OKB-së. Asnjë nga këto kushte, nuk duket se plotësohen nga bombardimet e SHBA-së në Siri (për të mos përmendur pushtimin e Irakut në vitin 2003).
Nuk është e pazakontë as për Perëndimin që të mos e kthejë vështrimin nga vetja për shkeljet flagrante të të drejtave të njeriut, ose zbatimin me dy standarte të rregullave ndërkombëtare, si psh. duke mbështetur deklaratën e pavarësisë së Kosovës dhe duke kundërshtuar vetëqeverisjen për rajone të tjera separatiste.
E vërteta është se rendi ndërkombëtar është një pako e çrregullt, e kontestuar dhe shpesh kontradiktore e rregullave dhe e pritshmërive të qëllimshme; kjo sigurisht nuk siguron një tufë parimesh të kulluara e të qarta, të cilat mund të aplikohen në një mënyrë objektive nga liderët botërorë.
Përkundrazi, rendi ndërkombëtar ofron një shumëllojshmëri recetash normative, që burrat e shtetit mundet dhe i përdorin për të justifikuar politikat e ndryshme, si liberale ashtu edhe jo-liberale. Rendi ndërkombëtar është një depozitë normash, por nuk është as diçka fikse, dhe as nuk ka mbetur më thuajse asgjë liberale në thelbin e tij.
Kriza humanitare në Siri, është e fundit në një linjë të gjatë të mosmarrëveshjesh ndërkombëtare, që tregojnë garën e vazhdueshme se kush do të kontrollojë rendin ndërkombëtar në të ardhmen – dhe që nga ana e saj do të përcaktojë se kush do të hartojë përmbajtjen dhe zbatimin e këtij rendi. Shtetet e sotme jo-liberale, mund të mbështeten mbi aleatë të fuqishëm për të ruajtur parësinë e normave Vestfaliane, që apelojnë për ta tani, ashtu si dikur bënin për despotët monarkikë dhe fanatikët fetarë në Evropës e shekullit XVII-të.
Duke iu kundërvënë këtyre shteteve liberale dhe publikut të tyre të brendshëm, do të vazhdojnë të përpiqen ta ndryshojnë të gjithë botën sipas imazhit të tyre, duke u ndalur rrallë dhe njohur arrogancën e natyrshme në veprimet e tyre. Është shumë herët që të identifikohen shenjat e kobshme të ‘vdekjes’ së qëllimishme të rendit liberal ndërkombëtar, por ajo që duke se del në pah nga ngjarjet në Siri dhe vende të tjera, është se vend-komandat e rendit liberal botëror në mënyrë të konsiderueshme po gëzojnë shumë më pak respekt, si në fjalë ashtu dhe në vepra, sesa parimet Vestfaliane kur është fjala për zbatimin e rregullave aktuale.
Dhe nëse kjo është e vërtetë sot, atëherë do të edhe më e vërtetë në vitet dhe dekadat e ardhshme. Rendi liberal botëror është në venitje. Vestfalia, e lënë në hije për një kohë të shkurtër nga drita verbuese e liberalizmit, është rishfaqur; e lashtë dhe të mirë-pajisur, ndoshta si një elefant i ngathët por që e merr veten shpejt, i pathyeshëm dhe ndoshta edhe i pazëvendësueshëm.
*Peter Harris është asistent profesor i shkencave politike në Universitetin Shtetëror të Kolorados në SHBA
/ “National Interest”/ në shqip: www.bota.al/