Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Humbja e hidhur e Barcelonës, Real Madrid triumfon në “Santiago Bernabeu”

2017/08/17 at 9:49 AM
në Sport, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Humbja e hidhur e Barcelonës, Real Madrid triumfon në “Santiago Bernabeu”

Në Madrid nuk pati autogol të Pikesë, simulim të Luis Suarezit, supergol të Kristiano Ronaldos, festë me heqje fanelle, karton të kuq dhe shtyrje arbitri si në “Camp Nou”. “El Clasico” e finales së parë të Superkupës së Spanjës i ofroi të gjitha mbrëmjen e së dielës, atje ku praktikisht u vendos trofeu i parë sezonal në Spanjë. Tri ditë më vonë, në kryeqytet pati thjesht një diktaturë. E Realit sigurisht, që u imponohet rivalëve të përjetshëm me një nga ndeshjet më dominuese të viteve të fundit, veçanërisht pjesa e parë. Fitores 3-1 në “Camp Nou” i shtohet edhe një kryevepër e Asensios dhe goli i Benzemasë në “Bernabeu”. Rezultati i përgjithshëm: “Manita” 5-1. Barcelona ndalet vetëm te shtyllat (Mesi dhe Suarez).

LËVIZJET E FUNDIT

Zidan dhe Valverde tentojnë të maksimizojnë detajet më të vogla në finalen e kthimit. Trajneri i katalanasve, i privuar nga mungesa e Iniestës, vendos të sakrifikojë Deulofeun dhe mbipopullon mesfushën me një rreshtim 3-5-2. Francezi i përgjigjet duke ulur në stol Kasemiron, Iskon e Bejlin dhe në vend të tyre luajnë Kovaçiç, Modriç dhe Vazkuez. Ronaldon e zëvendëson Asensio.

Madrilenët e nisin menjëherë në sulm dhe është pikërisht 21-vjeçari ai që fton Modriçin në rastin e parë, por goditja e kroatit përplaset në murin katalanas. Dy minuta më vonë, Asensio e përsërit edhe njëherë vesin e tij (gol në 4 nga 5 finalet e tij të fundit, Superkupa e Europës 2016, Champions 2017, 2 herë Superkupa e Spanjës 2017): këtë herë me një gol monstruoz që sfidon ligjet e natyrës: sulmuesi gjen hapësirën në hyrje të zonës dhe e majta e tij hipnotizon Ter Shtegenin, duke u ulur vetëm në çastin e fundit nën trekëndësh.

Eksperimenti i Valverdes është një dështim total dhe Mesi dhe Suarezin nuk arrijë të tërheqin skuadrën. Modriç në regji, komandon mesfushën dhe në minutën e 33-të madrilenët kanë shansin më të mirë për të dyfishuar: këtë herë Ter Shtegen është me fat kur sheh të majtën e Vazkuezit të ndalet në shtyllë. Atë që nuk e bën Lukas, e bën Benzema në minutën e 39-të kur, pas krosimi të ulët të Marselos, francezi përfiton nga përgjumja e Umtitit dhe nuk fal.

Në pjesën e dytë, Valverde rikthehet në 4-4-2. Katalanasit japin shkëndija: Mesi trondit traversën, nga ana tjetër i përgjigjet Benzema. Shtylla i thotë sërish “jo” Suarezit. Nuk ishte dita e “remuntadës”. Reali fiton Superkupën e 10-të në histori. A do t’i mjaftojnë Paulinjo, Dembele dhe Kutinjo për të ndryshuar marshin një Barcelone kaq depresive?/Panorama Sport

Ju sugjerojmë

Shqipëri-Serbi, Berisha mesazh për ndjeshjen: Fitore Kombëtares sonë!
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Berisha mesazh për ndjeshjen: Fitore Kombëtares sonë!

7 Qershor, 2025 1:22 pm
Sali Berisha zbulon arsyen e largimit të komandantit të Gardës: U shkarkua sepse…
Politikë

Sali Berisha zbulon arsyen e largimit të komandantit të Gardës: U shkarkua sepse…

7 Qershor, 2025 1:09 pm
Asllani: Fitore me Serbinë për ëndrrën e Botërorit
Sport

Asllani: Fitore me Serbinë për ëndrrën e Botërorit

7 Qershor, 2025 12:48 pm
Sfida Shqipëri-Serbi, FSHF thirrje tifozëve: Do jeni të vëzhguar me kamera sigurie!
Kryesore

Sfida Shqipëri-Serbi, FSHF thirrje tifozëve: Do jeni të vëzhguar me kamera sigurie!

7 Qershor, 2025 12:29 pm
Cilat mund të jenë pasojat e grindjes mes presidentit Donald Trump dhe Elon Musk?
Bota

Cilat mund të jenë pasojat e grindjes mes presidentit Donald Trump dhe Elon Musk?

7 Qershor, 2025 12:18 pm
Maqedonia e Veriut planifikon hapjen e konsullatës në Korçë
Politikë

Maqedonia e Veriut planifikon hapjen e konsullatës në Korçë

7 Qershor, 2025 12:04 pm
Dështon për herë të 27-të konstituimi i Kuvendit të Kosovës
Rajoni

Dështon për të 28-ën herë konstituimi i Kuvendit të Kosovës

7 Qershor, 2025 11:54 am
Kosovë/ Çfarë do të ndryshonin zgjedhjet e reja parlamentare?
Rajoni

Kosovë/ Çfarë do të ndryshonin zgjedhjet e reja parlamentare?

7 Qershor, 2025 11:41 am
Porti i Durrësit/Gjenden të fshehura në automjet tri armë dhe 1580 fishekë luftarakë
Aktualitet

Porti i Durrësit/Gjenden të fshehura në automjet tri armë dhe 1580 fishekë luftarakë

7 Qershor, 2025 11:19 am
Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
Aktualitet

Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen

7 Qershor, 2025 11:06 am
Para
6 mënyra për të rritur një fëmijë të lumtur

6 mënyra për të rritur një fëmijë të lumtur

Sulmohet me thikë një qytetar teksa bënte vrap në plazhin e vjetër të Vlorës

Sulmohet me thikë një qytetar teksa bënte vrap në plazhin e vjetër të Vlorës

Foto/ Kur seksi përfundon me një përqafim vdekjeprurës

Foto/ Kur seksi përfundon me një përqafim vdekjeprurës

TE FUNDIT

Shqipëri-Serbi, Berisha mesazh për ndjeshjen: Fitore Kombëtares sonë!

Shqipëri-Serbi, Berisha mesazh për ndjeshjen: Fitore Kombëtares sonë!
7 Qershor, 2025

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në konferencën e sotme për shtyp, ndër të tjera ka përcjellë një mesazh për...

Lexo më shumë

Sali Berisha zbulon arsyen e largimit të komandantit të Gardës: U shkarkua sepse…

Sali Berisha zbulon arsyen e largimit të komandantit të Gardës: U shkarkua sepse…
7 Qershor, 2025

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar paraditen e sotme lidhur me  largimin e komandantit të Gardës së Republikës,...

Lexo më shumë

Asllani: Fitore me Serbinë për ëndrrën e Botërorit

Asllani: Fitore me Serbinë për ëndrrën e Botërorit
7 Qershor, 2025

Fitore me Serbinë, për të harruar disi zhgënjimin e fundit të sezonit me Interin. Kjo është mënyra si Kristjan Asllani...

Lexo më shumë

Sfida Shqipëri-Serbi, FSHF thirrje tifozëve: Do jeni të vëzhguar me kamera sigurie!

Sfida Shqipëri-Serbi, FSHF thirrje tifozëve: Do jeni të vëzhguar me kamera sigurie!
7 Qershor, 2025

Mbrëmjen e sotme, në orën 20:45 do të zhvillohet ndeshja historike Shqipëri-Serbi në stadiumin “Air Albania”, e vlefshme për eleminatorët...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com