Bota

Humbja e Feyenoord-it në Tiranë, “luftë” në Roterdam, 72 të arrestuar


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:17 - 26/05/22 |
Opi Nion

Pas humbjes së Feyenoord në finalen e Ligës së Konferencës, policia në Roterdam arrestoi 72 persona pas “luftës” që nisi nga tifozët. Mediat holandeze raportojnë se policia ndërhyri në zona të ndryshme, si në Coolsingel, Hofplein dhe Weena. Paqja u kthye në qytet rreth orës 1 të mëngjesit, ndërsa priten të tjera arrestime.

Sipas policisë, atmosfera ka qenë e mirë në prag dhe gjatë ndeshjes. Por më pas në qendër ka pasur trazira, gjatë të cilave janë hedhur fishekzjarre dhe pishtarë. U shkatërruan sende dhe janë thyer disa xhama raportojnë mediat holandeze.

Ndër të tjera, policia përdori katër topa uji për të larguar njerëzit. Gjithashtu u shkatërrua një tramvaj dhe një autobus. Biçikletat dhe skuterat u shpërndanë nëpër rrugë. Dy oficerë u plagosën pasi u goditën me gota dhe gurë.

“Hapi tjetër është sigurimi i pamjeve në mënyrë që të zbulojmë se kush është përgjegjës për ngjarjet”,-ka thënë zëdhënësi i policisë./Opinion.al

Pas