Tërmeti i fuqishëm që goditi Shqipërinë në orët e para të mëngjesit të së martës vijon të shkaktojë viktima. 30-vjeçarja Diena Meçe Karanxhaj, e cila u nxorrë e gjallë nga grupet e shpëtimit në Durrës ka humbur jetën në spital.
30-vjeçarja nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra. Tragjedia për këtë familje është shtuar pasi më herët vajza e saj 8 vjeçare, Esiela, u gjet pa jetë nën rrënojat e tërmetit.
Rreth 6 vite më parë Diena kishte humbur edhe bashkëshortin si pasojë e një sëmundje të rëndë./Opinion.al/