Sociale

Humbi të atin në aksident, djali i shoferit tregon bisedën e fundit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:14 - 25/07/21 |
Opi Nion

Adhurim Sylmetaj, djali i Naser Sylmetajt, shoferit që humbi jetën në aksidentin me 10 viktima në Kroaci, ka thënë për Radio Evropa e Lirë se babai i tij kishte rreth tetë muaj që kishte filluar punën në këtë kompani.

“Janë nisur para 3-4 ditëve, edhe në momentin që kanë mbërri, menjëherë, veç atë mbrëmje kanë pushuar, dhe menjëherë të nesërmen në mëngjes rreth orës 09:00 janë nisur për në Kosovë. Herën e fundit kur kam folur me të ka qenë në momentin kur e kaluar kufirin Gjermani-Austri”, ka treguar i riu.

Naser Sylmetaj nga fshati Gërçinë në afërsi të Gjakovës ishte një prej 2 shoferëve të autobusit. Ai kishte drejtuar mjetin prej disa orësh dhe më pas ishte ndërruar nga shoferi tjetër. Dyshohet se këtë të fundit e ka zënë gjumi në timon dhe autobusi ka dalë nga rruga. 10 persona humbën jetën dhe më shumë se 40 të tjerë u plagosën në aksidentin me autobusin që udhëtonte nga Frankfurti drejt Prishtinës./Opinion.al

 

Pas