Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Humbi penalltinë, trajneri i Skënderbeut kryqëzon Salihin: “Duhet cilësi për shënimin e golave”

2016/12/04 at 7:56 PM
në Aktualitet, Sport, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Humbi penalltinë, trajneri i Skënderbeut kryqëzon Salihin: “Duhet cilësi për shënimin e golave”

Trajneri i Skënderbeut, Angdrea Agostineli, ka lëshuar një mesazh të qartë në drejtim të Hamdi Salihit, duke deklaruar se në sulmin e skuadrës që drejtonte mungonte cilësia për të gjetur rrugën e rrjetës. Në deklaratën për “SuperSport” pas sfidës së barazuar me Vllazninë, tekniku italian insiston se ekipi i tij po dominon, thjesht ka mungesë fati duke humbur raste të pabesueshme siç mund të ishte penalltia. “Cfarë të bëjë në këtë rast. Penalltitë na kanë hequr katër pikë duke llogaritur ndeshjen direkte me Kukësin. Një trajner nuk di çfarë të thotë kur gabohet një penallti e tillë”. Për manovrën e ngadaltë “Topin e luajtëm ne në çdo cep. Problemi është se kur mbërrin te lojtarët në krahë duhet të jenë më vendimtarë. Herë ia dalin, herë jo. Sot ia dolën më pak edhe pse mbajtëm topin në gjysmëfushën kundërshtare. E përsëris që puna që bëjmë është e rëndësishme, mendoj se vjen momenti kur duhet të kesh më shumë cilësi për të bërë gola më shumë. Sipas meje mungon kjo cilësi dhe nëse e kemi, nuk e tregojmë. Goli bëhet me cilësi, jo se ta dhurojnë. Luajmë në gjysmëfushën kundërshtare dhe krijojmë. Por kur na vjen rasti për të vendosur ndeshjen, duhet shfrytëzuar. Nuk i shfrytëzojmë, edhe gjëra të bujshme si penalltia”. Për cilësinë e lojës “Unë them se në këtë moment nuk luajmë keq, na mungon finalizimi i manovrës. Mendoj se duhet pasur një cilësi tjetër e lojës, që mungon. Mendoj se disa lojtarë nuk janë në formë. Nuk them që luajmë futbollin më të mirë, por kemi dominuar lojën. Kemi dominuar, krijojmë disa aksione, mund të bëjmë edhe më shumë. Por duhet që kjo cilësi të dalë në pah, nëse ekziston. Kaq”. Për deklaratat e fundit “Mendoj se çdo president ka dy rrugë kur kërkon diçka më shumë nga skuadra: o ndërron trajnerin, ose nëse beson te ai, bën përforcime. Mendoj se kjo skuadër mund të fitojë kampionatin. Pse jo? Pasi jam që nga java e parë në kryesim, edhe duke humbur penallti. Nuk ka arsye pse të mos fitoj kampionatin, Skënderbeu në dy vitet e fundit e ka fituar në javën e fundit. Pse duhet ta mendoj që nuk e fitoj? Por nëse presidenti më kërkon në dhjetor të përforcohemi, e di çfarë të kërkoj. Në të kundërt, presidenti mund të më largojë mua nëse nuk është i kënaqur. Pastaj më duket se nuk isha unë që nxora diskutime se Skënderbeu luante mirë se kishte 3­ 4 lojtarë në fazën e parë të vitit të kaluar që bënin diferencën. Unë nuk i kam pasur këto lojtarë. Di që ishin të aftë. Por me skuadrën aktuale, jam i pari që nga java e parë, mendoj se është bërë punë e mirë, se mund të fitojmë kampionatin. Pastaj penalltitë e gabuara heqin pikë. Sot, të kishim dy pikë më shumë, dhe dy me Kukësin, do të flitej ndryshe. Presidenti, nëse nuk është i lumtur, normalisht që mund të largojë trajnerin, ndoshta duhet ta largojë. Por nëse ai sheh punën dhe mendon që është punë e mirë mund të ndërhyjë në merkato. Unë jam një nëpunës, kam 20 vite në këtë profesion, e di se si shkojnë gjërat”.

Ju sugjerojmë

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
Kryesore

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 10:49 pm
Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
Bota

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

7 Qershor, 2025 10:38 pm
Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
Kryesore

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

7 Qershor, 2025 10:17 pm
Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:43 pm
Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:13 pm
Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 8:49 pm
“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid
Kryesore

“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid

7 Qershor, 2025 8:34 pm
Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë
Kryesore

Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë

7 Qershor, 2025 8:21 pm
Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:42 pm
Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Silvinjo i shtang të gjithë/ Publikohen formacionet zyrtare

7 Qershor, 2025 7:23 pm
Para
Akuzat për evazion, reagon agjencia e Ronaldos: Ja e vërteta e taksave të papaguara

Akuzat për evazion, reagon agjencia e Ronaldos: Ja e vërteta e taksave të papaguara

Foto/ Çfarë po paralajmëron Rita Ora?

Foto/ Çfarë po paralajmëron Rita Ora?

Fotolajm/ Kush po i mungon Stresit?

Fotolajm/ Kush po i mungon Stresit?

TE FUNDIT

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
7 Qershor, 2025

Ka përfunduar ndeshja Shqipëri-Serbi, e cila u luajt ditën e sotme në stadiumin “Air Albania”. Shqipëria barazoi pa gola ndaj...

Lexo më shumë

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
7 Qershor, 2025

Një 48-vjeçar në Gjermani ka përplasur me automjet një turmë njerëzish, ku mbetën të lënduar gruaja dhe vajza e tij....

Lexo më shumë

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
7 Qershor, 2025

Është tensionuar sërish situata në fushë, në këtë pjesë të dytë të ndeshjes Shqipëri-Serbi. Teksa dy skuadrat po përballen në...

Lexo më shumë

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
7 Qershor, 2025

Është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi, e cila po luhet në stadiumin “Air Albania”. Minutat e pjesës së...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com