Aktualitet

Humbi nënën para disa javësh, Piro Dhima shfaqet pranë prindërve të Kacifas


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:42 - 28/10/21 |
Opi Nion

Këtë të enjte është përkujtuar si çdo vit nga zyrtarët helenë në jug të vendit “Jo-ja” greke.

Në këtë ceremoni është vënë re edhe prania e ish-peshëngritësit të njohur me origjinë shqiptare Piro Dhima.

Ai është shfaqur në krah të nënës së Konstantinos Kacifas gjatë meshës që u zhvillua në Bularat të Gjirokastrës.

Gjatë paradites në varrezat e ushtarëve grekë në Këlcyrë, ku u vendosën kurora me lule, ishin të pranishëm zv.ministri i Jashtëm grek, ambasadorja,Sofia Filipidhu dhe Konsulli grek në Gjirokastër, ndërsa shteti shqiptar përfaqësohej nga prefekti i Gjirokastrës Odise Kote, kryetarja e qarkut Lindita Rova dhe kryet i bashkisë Dropull Dhimiter Toli.

Policia e Gjirokastrës kishte përforcuar përgjatë ditës së sotme, masat në kufi dhe përgjatë aksit Jorgucat – Kakavijë për të parandaluar çdo incident të mundshëm.

Kujtojmë se disa  javë më parë ish-peshëngritësi humbi nënën e tij, e cila u gjet e pajetë pranë kazanëve të rakisë, teksa dyshohej nga arresti kardiak.

Pas