Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Humbi në Tiranë, reagon Këlliçi: Rezultati i zgjedhjeve nuk pasqyron realitetin!

2023/05/16 at 4:42 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Humbi në Tiranë, reagon Këlliçi: Rezultati i zgjedhjeve nuk pasqyron realitetin!

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Tiranën, Belind Këlliçi ka reaguar pas humbjes së zgjedhjeve të 14 Majit.


Në një deklaratë për mediat, Këlliçi ka falënderuar qytetarët dhe strukturat e PD për mbështetjen që i kanë dhënë gjatë gjithë kohës.

Ai thekson se rezultati i zgjedhjeve nuk pasqyron realitetin dhe nuk është shprehje e vullnetit të lirë të qytetarëve.

Sipas Këlliçit, rezultati i zgjedhjeve është i ndikuar nga një makineri shantazhi dhe dhune ndaj administratës publike, biznesit dhe qytetarëve.

Ndër të tjera ai shprehet se të gjithë duhet të reflektojnë rreth kësaj që ka ndodhur teksa shton se kjo nuk do të thotë se ata do të tërhiqen, por të bëjnë më shumë duke analizuar atë që qytetarët kërkojnë prej tyre.

“Jam këtu për të falënderuar mbi 100.000 qytetarë që më 14 Maj besuan dhe votuan ndryshimin në Tiranë. Falenderoj strukturat e PD që dhanë gjithçka nga vetja, ekipin tim të fushatës, ekipin e kandidatëve për Këshillin Bashkiak, miqtë bashkëpunëtorët e shumtë të kësaj fushate, e në mënyrë të veçantë komisionerët, vëzhguesit dhe numëruesit tanë. I kërkoj me shumë përulje atyre, të vijojnë numërimin në çdo qendër ku ende duhen garantuar votat për anëtarët e Këshillit Bashkiak. Çdo votë e hedhur për ekipin tone, ka një rëndësi jetike për Tiranën.

Rezultati i zgjedhjeve të 14 Majit, për fat të keq nuk pasqyron realitetin dhe nuk është shprehje e vullnetit të lirë të qytetarëve. Ky rezultat është i ndikuar nga një makineri shantazhi dhe dhune ndaj administratës publike, biznesit dhe qytetarëve. Asetet publike janë vënë në dispozicion e janë shfrytëzuar në maksimum për të dhënë këtë rezultat të sotëm. Ne po punojmë çdo orë për të përgatitur dokumentacionin e plotë për çdo shkelje që është kryer.

Rezultati nuk i përgjigjet asaj se çfarë njerëzit, qytetarët mendojnë për kryebashkiakun aktual dhe kjo është lehtësisht e verifikueshme kudo, në çdo cep të Tiranës, në qytet apo fshat. Unë u paraqita në këto zgjedhje në rrethana aspak normale, si të gjithë kandidatët e opozitës. Isha plotësisht i vetëdijshëm për pjesëmarrjen në garën elektorale më të pabarabartë të këtyre 33 viteve, e megjithatë sërish zgjodha të dal para qytetarëve me një program konkret, të detajuar dhe me një platformë e cila vuri në qender nevojat e qytetarëve dhe që ofronte zgjidhje reale për shqetësimet e përditshme.

Megjithatë kjo nuk mjaftoi. Banorët dhe votuesit e Tiranës nuk reaguan në atë shkallë që ta mposhtnin mekanizmin e kundërshtarit që është i bazuar në presion, joshje, intimidim, para korrupsioni dhe në propagandë.

Unë e kam lexuar shumë mirë këtë fakt. Shoqëria jonë mesa duket kërkon diçka ndryshe dhe pret më shumë prej nesh. Të gjithë ne duhet të reflektojmë rreth kësaj që ka ndodhur dhe unë sigurisht duhet ta bëj i pari. Kjo nuk do të thotë se do tërhiqemi, përkundrazi, duhet që të gjithë bashkë të bëjmë shumë më shumë se kaq. Por së pari duhet të kërkojmë brenda nesh, për të kuptuar saktë dhe analizuar me ftohtësi se çfarë publiku, opinioni, banorët dhe votuesit kërkojnë prej nesh.

Gjatë fushatës sime ja dola të bëj transparencë për punët publike të Bashkisë Tiranë, për bilancin real të saj, për abuzimin dhe vjedhjen e përditshme të taksave, keqpërdorimin e pushtetit si dhe nxorra në publik disa afera tronditëse. Çështje këto të trajtuara deri më tani si sekret shtetëror nga mediat dhe institucionet ligjzbatuese. Jam krenar për këtë shërbim që i kam bërë qytetit tim. Tirana ka nevojë për opozitë, po aq sa ka nevojë për ujë të pijshëm.

Në këtë betejë unë dhashë gjithçka nga vetja ime, duke hequr dorë edhe nga mandati i Deputetit, mandat që e mora me shumë punë dhe mund. Gjithashtu e them me kënaqësi se ekipi ynë në Këshillin Bashkiak, do na përfaqësojë të gjithëve, pa asnjë dallim, e do na bëjë krenar me punën e tij.

Tirana jonë meriton të qeveriset mirë dhe me ndershmëri. Tirana meriton shumë më shumë, dhe unë do vijoj ta bëj këtë në çdo pozicion apo angazhim që do të gjendem.

Së fundmi dua të falenderoj familjen time, që më qëndroi pranë në çdo çast, edhe kur fushata e kundërshtarit solli baltosje e shpifje të ulta.

Faleminderit nga zemra të gjithë qytetarëve për këtë mundësi që më dhatë”, tha Këlliçi./Opinion.al

Etiketa: BELIND KËLLIÇIPDzgjedhje


Ju sugjerojmë

Nikotina promovohet si ndihmë për trurin, ekspertët paralajmërojnë për rreziqet
Bota

Nikotina promovohet si ndihmë për trurin, ekspertët paralajmërojnë për rreziqet

7 Qershor, 2026 1:36 pm
Protestë edhe në Lushnje, qytetarët: Ktheni dializën për 52 pacientët kronikë
Aktualitet

Protestë edhe në Lushnje, qytetarët: Ktheni dializën për 52 pacientët kronikë

7 Qershor, 2026 1:34 pm
“Zvërneci”, shqiptarët në Britani në ditën e dytë të protestës
Aktualitet

“Zvërneci”, shqiptarët në Britani në ditën e dytë të protestës

7 Qershor, 2026 1:31 pm
Rama prezanton programin për fermerët: Deri në 2 milionë euro mbështetje
Kryesore

Protesta, Rama: Po me Paketën e Maleve ç’kanë Flamingot e Bulevardit

7 Qershor, 2026 1:27 pm
Zvërneci, Rama: SPAK hetim të pavarur dhe profesional për origjinën e pronës
Kryesore

Protestat/ Rama sjell shembullin e Francës: Dy llafe si fillim për revolucionarët…

7 Qershor, 2026 1:25 pm
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, kritika Europës: Jeni pushtuar nga emigrantët
Bota

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, kritika Europës: Jeni pushtuar nga emigrantët

7 Qershor, 2026 12:32 pm
SPAK nisi verifikimet për kontratën e lobimit në SHBA, reagon PD: Jemi transparentë
Kryesore

PD: Gati paketa me ligjet për integrimin europian dhe 4 kërkesat e protestuesve

7 Qershor, 2026 12:13 pm
Vjosa Osmani voton, mesazh qytetarëve: Shfrytëzojeni të drejtën demokratike
Rajoni

Vjosa Osmani voton, mesazh qytetarëve: Shfrytëzojeni të drejtën demokratike

7 Qershor, 2026 11:44 am
Tronditet SHBA, 12 persona plagosen me armë zjarri në një festival
Bota

Tronditet SHBA, 12 persona plagosen me armë zjarri në një festival

7 Qershor, 2026 10:42 am
Protestat për Zvërnecin, Rama-qytetarëve: Po dëmtoni turizmin
Aktualitet

Protestat për Zvërnecin, Rama-qytetarëve: Po dëmtoni turizmin

7 Qershor, 2026 10:23 am
Para
Gjermani, ambientalistët në shenjë proteste kullosin lopët në kopshtin e parlamentit

Gjermani, ambientalistët në shenjë proteste kullosin lopët në kopshtin e parlamentit

Vrasja me thikë e nxënësit 15-vjeçar, Kushi: Duhet të reflektojmë si shoqëri

Vrasja me thikë e nxënësit 15-vjeçar, Kushi: Duhet të reflektojmë si shoqëri

Elon Musk: George Soros urren njerëzimin

Elon Musk: George Soros urren njerëzimin
















TE FUNDIT

Nikotina promovohet si ndihmë për trurin, ekspertët paralajmërojnë për rreziqet

Nikotina promovohet si ndihmë për trurin, ekspertët paralajmërojnë për rreziqet
7 Qershor, 2026

Një valë e re influencuesish të shëndetit, përfshirë Dave Asprey, po e promovojnë nikotinën si një substancë me përfitime të...

Lexo më shumë

Protestë edhe në Lushnje, qytetarët: Ktheni dializën për 52 pacientët kronikë

Protestë edhe në Lushnje, qytetarët: Ktheni dializën për 52 pacientët kronikë
7 Qershor, 2026

Dhjetëra qytetarë janë mbledhur në protestë para spitalit të Lushnjës, duke ngritur shqetësime për gjendjen e shërbimeve shëndetësore dhe kushtet në këtë...

Lexo më shumë

“Zvërneci”, shqiptarët në Britani në ditën e dytë të protestës

“Zvërneci”, shqiptarët në Britani në ditën e dytë të protestës
7 Qershor, 2026

Shqiptarët në Britaninë e Madhe protestojnë për të dytën ditë para Ambasadës Shqiptare në Londër kundër projektit në Zvërnec Dhjetëra...

Lexo më shumë

Protesta, Rama: Po me Paketën e Maleve ç’kanë Flamingot e Bulevardit

Rama prezanton programin për fermerët: Deri në 2 milionë euro mbështetje
7 Qershor, 2026

Kryeministri Edi Rama mbrojti publikisht “Paketën e Maleve”, duke argumentuar se ajo u jep mundësi banorëve të zonave malore dhe...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}