Aktualitet

Humbi jetën për të shpëtuar të tjerët, Sala shpallet “Dëshmor i Atdheut”


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:15 - 29/03/21 |
Opi Nion

Arjan Sala, 32-vjeçari që humbi jetën në zjarrin që përfshiu magazinën e një qendrë tregtare është shpallur ditën e sotme “Dëshmor i Atdheut”.

Titulli për 33-vjeçarin është dhënë nga ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi.

Kujtojmë që Sala ishte punonjës sigurie në një magazinë në kryeqytet, teksa u fut mes flakëve për të shpëtuar punonjësit e tjerë që ishin brenda në godinë. 32-vjeçari  ishte babai i një fëmije të mitur gjithashtu.

Kërkimet për gjetjen e trupit të viktimës zgjatën plot 50 orë, teksa forcat zjarrëfikëse e patën të vështirë shuarjen e flakëve për shkak të materialeve që gjendeshin brenda magazinës. Trupi i Arjan Salës është gjendur në katin -1 të godinës e cila u përfshi nga zjarri, teksa pranë tij janë gjendur edhe dy bombula të cilat i kishte përdorur për shuarjen e flakëve./Opinion.al

Pas