Është identifikuar qytetari që humbi jetën pas zjarrit në ambjentet e Komisariatit 5 në Kamzë. Viktima është 26-vjeçari Arben Mici, i arrestuar për dhunë në familje.
I riu ka ndërruar jetë në spital, ndërkohë që nga zjarri u lënduan edhe dy persona të tjerë, një efektiv policie dhe një tjetër i paraburgosur. “Në rrethana ende të paqarta, ka rënë zjarr dhe si pasojë janë dëmtuar dhe janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore shtetasit e ndaluar A. M., D. I., dhe punonjësi i policisë H. B. Shtetasi A. M., ka ndërruar jetë në spital”, thuhet në njoftimin e policisë mbi ngjarjen./Opinion.al