-Jetë dhe Stil

Humbi fëmijën, ja letra prekëse e Gerta Hetës


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 02:15 - 02/12/15 |
root

Këngëtarja dhe moderatorja Gerta Heta e cila ishte në pritje të dy vajzave binjake, solli në jetë vetëm një prej tyre. Ajo ka shkruar një letër prekëse në adresë të Spitalit Universitar Obstetrik Gjinekologjik “Mbretëresha Geraldinë”, ku ka falënderuar me përulësi stafin e mjekëve dhe infermierëve, që vogëlushja Matea, e cila luftoi për jetën për gati dy muaj, arriti të mbijetojë.

FALËNDERIMI I NJË NËNE:

Gerta Luna Djarmati

Dec 1st, 12:22pm

Ato erdhën në jetë të dyja, shumë para kohe, po vetëm Matea arriti të mbijetojë. Matea ime luftarake që falë dëshires së të madhit Zot për të mos ma copëtuar shpirtin përjetë, e falë punës së jashtëzakonshme të bluzave të bardha të S.U.O.GJ.” Mbretëresha Geraldinë”, sot është në shtëpi pas 50 ditësh në reanimacion. Lindi 1000 gramë, sot vetëm 1530 gramë, shumë rrugë për të bërë, por shpresoj që luftën më të madhe, atë për jetën e fituam. Mirënjohje për stafin shumë human të reanimacionit të bebave. Keni gjithë bekimet e një nëne. Jua puth duart me përulësinë më të madhe.

Gerta Heta Djarmati

Pas publikimit të kësaj letre në llogarinë zyrtare në Facebook, një nga mjekët që ka ndjekur gjendjen e Mateas, shpjegoi më poshtë me terma më profesionalë cila ishte situata e vogëlushes që tani është në gjendje të mirë.

“Ardhja ne jete e Mateas se vogel me 08/10/2015 eshte nje mrekulli per prinderit e saj pasi arriti te mbijetoje nga nje premature e thelle 28-29 javeshe gemelare.Matea lindi me detres respirator, insuficienzë respiratore / SMH dhe peshonte vetem 1000grame.Vogelushes ju desh te kalonte te gjitha fazat e oksigjenimit nga ventilimi i drejtuar (TET), ne ventilim nazal, ne Oksigjenimi me Kaskë (HOOD) dhe me ne fund me 28/10/2015 kaloi në fazën e frymëmarrjes normale me O2 në ambient të lirë. Nena filloj ta ushqej me gji. Fale punes se Mjekëve dhe Infermierëve te Repartit të Terapisë Intensive të S.U.O.GJ. “Mbretëresha Geraldinë” tashme Matea e vogel peshon 1530 grame dhe ka dale nga spitali pasi gëzon shëndet të plotë.Kete na e tregon dhe FALENDERIMI I NENES SE MATEA-S SE VOGEL.Dhe ne ju falenderojme Znj. Gerta Luna Djarmati per fjalet e ngrohta per stafin tone!” .

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

    Pas