Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Humbi binjakët e porsalindur, Lutfija mohon të ketë sjellë në jetë Erionin

2025/02/16 at 5:27 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Humbi binjakët e porsalindur, Lutfija mohon të ketë sjellë në jetë Erionin

Nga zyra e Ardit Gjebreas ku mësuam rrëfimin e Erionit dhe kërkimin e tij për prindërit biologjikë, “Ka Një Mesazh Për Ty” zhvendoset në Shkozë, në qendrën sociale “Strehëza” për ta takuar Lutfije Demën.

Bashkë me moderatorin e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan, ndodhet edhe ekspertja biologe e “Forensic Center Albania” e cila në rast se Lutfija do të jetë dakord, do të marrë kampionin e saj të ADN-së për të bërë krahasimin me Erionin.

Në bisedën me Ardit Gjebrean, Lutfija nis të tregojë për jetën e saj. Ajo ka punuar si shitëse metrazhi në vitin 1969, më pas e larguan nga puna se i ati ishte me dokumenta kosovare dhe jetonte në Turqi. Punoi gjithashtu në Frigoriferin e Mishit dhe doli në pension, ndërsa i shoqi ka ndërruar jetë për shkak të Covid-19.

Prej një viti, Lutfija është vendosur në këtë qendër sociale. Ajo është nënë binjakësh, djalë e vajzë të cilët jetojnë në Itali. Lutfija ka humbur binjakët e lindur në vitin 1988, por thotë se nuk ka sjellë kurrë në jetë një djalë në vitin 1979 që përkon me ditëlindjen e Erionit.

Ardit Gjebrea: Ti ke pasur edhe fëmijë të tjerë më duket…

Lutfije: Dy binjakët më lindën dhe më vdiqën në maternitet. U ra rubeola, i linda dhe atë ditë që do të dilja nga materniteti, më thanë “fëmijët nuk të rrojnë, të rroni vetë”.

Ardit Gjebrea: E kuptova. Ty nuk të kujtohet nëse në vitin 1979 ke lindur një djalë?

Lutfije: Jo.

Ardit Gjebrea: Si e ke pasur ti mbiemrin e vajzërisë?

Lutfije: Dema.

Ardit Gjebrea: Sepse është një çun me emrin Erion i cili ka lindur në mes të majit 1979 dhe pastaj, për shkaqe që nuk i dimë ka qenë në Shtëpinë e Fëmijës në Vlorë. Ti e ke emrin?

Lutfije: Lutfije. Shkurt më thërrasin Lili.

Ardit Gjebrea: Okej, ti je Lili, por aty në dokumente është emri Lutfije Dema. Ky thotë mos ndoshta Lili është mami im?

Lutfije: S’kam njohuri. Po të ishte ashtu, ai do të ishte gjallë.

Ardit Gjebrea: Po ai gjallë është.

Lutfije: Në rregull, por nuk bëhet ajo se s’kemi pasur ndonjë shenjë tjetër neve që të lindnim prapë fëmijë.

Ardit Gjebrea: Unë do të të lutem për një gjë: që ne t’ia heqim merakun Erionit, ta bëjmë një analizë ADN-je, thjesht pështymën nga goja ta marrim?

Lutfije: Shumë mirë.

Ardit Gjebrea: Nuk ke kundërshtim?

Lutfije: Jo.

Ardit Gjebrea: Fantastike! Sepse ai është në merak dhe thotë ta heq këtë merak kështu që ne e bëjmë thjesht t’i heqim merakun Erionit, mirë?

Lutfije: Dakord.

Me miratimin e Lutfijes, hyn ekspertja për të marrë kampionin biologjik për kryerjen e analizës së ADN-së që kjo histori të marrë një përgjigje.

Ju sugjerojmë

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
Kryesore

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 10:49 pm
Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
Bota

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

7 Qershor, 2025 10:38 pm
Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
Kryesore

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

7 Qershor, 2025 10:17 pm
Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:43 pm
Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:13 pm
Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 8:49 pm
“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid
Kryesore

“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid

7 Qershor, 2025 8:34 pm
Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë
Kryesore

Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë

7 Qershor, 2025 8:21 pm
Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:42 pm
Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Silvinjo i shtang të gjithë/ Publikohen formacionet zyrtare

7 Qershor, 2025 7:23 pm
Para
Ra në kontakt me energjinë elektrike, humb jetën shqiptari në Greqi

Ra në kontakt me energjinë elektrike, humb jetën shqiptari në Greqi

Trump: Nëse zgjidhem president, për dy sekonda do të shkarkoj nga detyra…

Trump uron presidenten Osmani për 17-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

Meta kërkon lirinë në Gjykatën e Lartë

Meta kërkon lirinë në Gjykatën e Lartë

TE FUNDIT

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
7 Qershor, 2025

Ka përfunduar ndeshja Shqipëri-Serbi, e cila u luajt ditën e sotme në stadiumin “Air Albania”. Shqipëria barazoi pa gola ndaj...

Lexo më shumë

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
7 Qershor, 2025

Një 48-vjeçar në Gjermani ka përplasur me automjet një turmë njerëzish, ku mbetën të lënduar gruaja dhe vajza e tij....

Lexo më shumë

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
7 Qershor, 2025

Është tensionuar sërish situata në fushë, në këtë pjesë të dytë të ndeshjes Shqipëri-Serbi. Teksa dy skuadrat po përballen në...

Lexo më shumë

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
7 Qershor, 2025

Është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi, e cila po luhet në stadiumin “Air Albania”. Minutat e pjesës së...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com