Aktualitet

Humbi betejën me COVID,Haradinaj për Finon:Mori detyrën në situatë kritike


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:10 - 29/03/21 |
Opi Nion

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar ditën e sotme duke shprehur ngushëllimet për humbjen e deputetit shqiptar, Bashkim Fino.

Nëpërmjet një shkrimi të publikuar në rrjetin e tij social ‘Facebook’, Haradinaj thekson se Fino mori detyrën në një situatë më kritike të vendit, teksa  u bë kryeministër në vitin 1997.

Ramush Haradinaj shpreh ngushëllimet për kolegët, familjen dhe të gjithë bashkëpunëtorët e tij.

I pikëlluar nga lajmi për ndarjen nga jeta të ish kryeministrit shqiptar Bashkim Fino.
Ai mori detyrën në situatën më kritike që kishte shteti modern shqiptar dhe e kreu me nderë e atdhedashuri, deri në rikthimin e normalitetit.
Me këtë rast ngushëlloj familjen Fino, kolegët e bashkëpunëtorët si dhe mbarë kombin shqiptar.
Bashkimi, u prehtë në paqe!
RH”– shkruan Haradinaj.

Ndërkohë që për vdekjen e ish-kryeministrit Fino kanë reaguar thuajse të gjithë personalitetet e politikës në vend./Opinion.al

Pas