Një shkencëtar ka zbuluar se Amber Heard ka fytyrën më të bukur në botë.
Dr Julian De Silva, i cili punon në Qendrën për Kirurgjinë e Avancuar Kozmetike dhe Plastike të Fytyrës në Londër, përdori teknika të avancuara të hartës së fytyrës për të zbuluar se kush ka fytyrën më të bukur në botë.
Ky raport i quajtur ‘ Phi ‘ u zbulua nga grekët dhe përdoret në matematikë, art, dizajn, film, fotografi dhe shumë më tepër.
Raporti 1.618 mund të gjendet kudo në natyrë dhe shumë e kanë konsideruar atë një formulë sekrete për të krijuar perfeksionin.
“Grekët zbuluan se raporti ndodh kudo në natyrë dhe për mijëra vjet është menduar se mban formulën sekrete të fytyrave më të bukura në botë”, tha Dr Julian, duke folur për US Weekly në atë kohë.
Dr. De Silva zbuloi se, sipas teorisë së Raportit të Artë, fytyra e Heard ishte 91,85% e përsosur, më e lartë se tiparet e tjera të personazheve të famshme që ai studioi.
Kim Kardashian ka vetullat më perfekte dhe Emily Ratajkowski buzët më perfekte, ka zbuluar De Silva me të njëjtin proces.
Amber Heard humbi gjyqin për shpifje ndaj ish-bashkëshortit të saj Johnny Depp. Depp ngriti një padi tre vite më parë për shpifje kundër ish-bashkëshortes së tij Heard, pasi ajo e akuzoi për dhunë në familje. Çështja u gjykua Gjykatën e Virxhinias në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.